Avokatja e Berishës, kandidate
për Këshillin Drejtues të RTSH

Avokatja e Berishës, kandidate<br />për Këshillin Drejtues të RTSH
TIRANE- Mes 64 kandidaturave të depozituara në komisionin parlamentar të Medias për të konkuruar për 10 vendet vakante në Këshillin Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar(KDRTSH) është dhe Erinda  Ballanca, e njohur si avokatja e familjes së ish kryeministrit Berisha. Kandidatura e saj është propozuar Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë ndërkohë që nuk dorëzuar CV e saj.

Së fundmi emri i avokates së familjes Berisha u përfshi në çështjen e kompleksit “Jon”. Erinda Ballanca është jo vetëm banore e kompleksit “Jon” por ka një lidhje shumë të ngushtë me kompaninë “G.B.A Konstriksion” pasi ka mbrojtur në gjykatë të gjitha proceset gjyqësore të saj. Dhe një gjë të tillë e ka bërë më së miri për kundërshtimin e vendimit të INUK që pezullonte punimet në kompleksion “Jon”.

Erinda Ballanca, pretendon se ka pronën e saj në kompleksin “Jon”,  ka mbrojtur ligjërisht kompaninë “G.B.A Konstruksion” që ka kryer punimet në pallatin e vjehrrit të Lulzim Bashës,  dhe vetë dy pronarët e truallit Xhuvi Sharxhi dhe Xhafer Isufin.

Në listë janë dhe emra të propozuar nga fusha e medias,bota akademike, shoqëria civile, jurisprudenca.  Në listë janë emra si ish-Kryetari i Akademisë së Shkencave Prof. Dr. Gudar Beqiraj, ish-anëtar i KQZ-së famëkeqe të vitit 1996. ish-zv/ministri i PDIU-së, Abaz Hado, Zhani Ciko ish Drejtor i Teatrit të Operas dhe Baletit, Nevila Nikaj  ish-Drejtoresha e Arkivës së Shtetit.

LISTA E KANDIDATEVE

1. Fatos Puto (gazetar) - shoqata "Gazetarët Profesionistë Rajonalë" 

2. Prof. Dr. Gudar Beqiraj (teknologji e informacionit) dhe Prof. Dr. Jorgo Bulo (historian i letërsisë dhe kritik arti) - Akademia e Shkencave 

3. Vasil S. Tole (muzikolog dhe kompozitor) - Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut & "Albautor" & Unioni i Gazetarëve Shqiptarë. 

4. Ervin Pambuku (Koçi) - Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi 

5. Petrit Ruka dhe Vladimir Prifti - Shoqata e Dokumentaristëve Shqiptarë dhe Forumi i Mbrojtjes së Audiovizualit(FMAA). 

6. Saimir Kumbaro (regjisor, skenarist, producent) - Forumi i Mbrojtjes së Audiovizualit(FMAA). 

7. Ndue Ruci (gazetar në RTSH) - Këshilli Kombëtar i Personave me Aftësi të Kufizuar. 

8. Kolec Traboini (gazetar, kineast, shkrimtar) - Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve të Shqipërisë) 

9. Ilir Nikolli (gazetar) - Qendra Mediatike "Kurajo" 

10. Xhemal Mato (gazetar, ambjentalist) - Qendra e Grupimit të shoqatave mjedisore "Ekolëvizja" 

11. Engjëllush Seriani (gazetar) - Qendra Kulturore Mediatike "Antigonea" & Shoqata e Gazetarëve të Jugut”. 

12. Myrteza Grosha (piktor) - Qendra për Zhvillim dhe Demokratizimin e Institucioneve. 

13. Laureta Roshi (gazetare) - Shoqata "Gruaja në Media" 

14. Xhelil Aliu (gazetar, publicist, regjisor, aktor) - Albanian Association of Marketing & Unioni i Gazetarëve Shqiptarë. 

15. Jonila Godole (gazetare, pedagoge) - Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri. 

16. Urim Bajrami (gazetar) - Qendra Mediatike "Kurajo" 

17. Vojsava Nelo (krijuese) - Shoqatat "Për gratë dhe fëmijët", Shoqata Mbarëshqiptare e Shkrimtarëve për Fëmijë dhe të Rinj , dhe Observatori për të Drejtat e Fëmijëve - 

18. Ylli Dylgjeri (gazetar i lirë) - Shoqata e Gazetarëve Profesionistë 

19. Kristi Pinderi (gazetar) - "Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT dhe "Të bashkuar pro Kauzës së LGBT në Shqipëri". 

20. Artan Minarolli (kineast) - Forumi i Mbrojtjes së Audiovizualit (FMAA) 

21. Gëzim Qendro (kritik arti, piktor, publicist, pedagog); Ylljet Aliçka (shkrimtar, diplomat, publicist) dhe Fatos Baxhaku (gazetar); Agron Gjekmarkaj (pedagog, publicist); Valbona Sulçe (eksperte e medias, pedagoge); Dorian Maltiaj (jurist) - Instituti Shqiptar i Medias 

22. Zhani Ciko (muzikant) - Shoqata Kulturore "Syri Blu" dhe Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë. 

23. Nevila Nikaj (historiane) - Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative (BIRN) dhe Qendra Burimore për Mirëqenien e Fëmijëve dhe Familjes 

24. Rubens Shima (kurator menaxher arti) - Shoqata për Zhvillimin e Turizmit Kulturor 

25. Albiona Sula (politologe) - Rrjeti i Gazetarëve Shqiptarë të politikës 

26. Luan Qafzezi, (krijues, kineast, gazetar arti) 

27. Petraq Milo (doktor i shkencave ekonomike) - Qendra "Partner për Art, Kulturë, Turizëm" PAKT 

28. Valbona Sulçe (eksperte e medias, pedagoge) - Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim dhe Instituti Shqiptar i medias 

29. Ilirjan Kadia (gazetar) - Qendra UET 

30. Ledina Mandia (në funksionin e Avokatit të Shtetit, pranë Avokaturës së Shtetit) Cooperazione per lo Sviluppo dei Paesi Emergenti (COSPE) dhe Iniciativa Qyetetare Shqiptare 

31. Simon Pal Bib Mirakaj (jurist, Akademia e Rendit); Eriselda Seit Prishta (juriste, gazetare)Reshat Qazim Kripa(shkrimtar, gazetar) - Shoqata e ish-të Përndjekurve Politikë 

32. Prof.Ilo Mele (kimist) - Fakulteti i Shkencave të Natyrës 

33. Prof. i Asociuar Elinda Mece (informaticiene) - Universiteti Politeknik i Tiranës 

34. Artan Peqini (Dekan i Fakultetit të Arteve të Bukura) - Albanian Art Institute 

35. Luan Bregu (ekonomist) dhe Ndue Ruci (gazetar në RTSH) - Këshilli Kombëtar i Personave me Aftësi të Kufizuar 

36. Shefqet Bruka (personalitet në fushën e administrimit publik dhe atë të zhvillimit të bashkësive lokale) - Qendra Integrim dhe Zhvillim Demokratik, Kukës 

37. Anrila Spahija(Anna Kove) (specialiste për media dhe komunikim ndërkulturor, shkrimtare, filologe) - Shoqata në Dobi të Gruas Shqiptare 

38. Luan Malltezi (historian) - Instituti i Çështjeve Kombëtare 

39. Prof. Dr. Marenglen Gjonaj (inxhinier) - Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) 

40. Irena Shabani (gazetare), Agim Baci (gazetar, kritik letrar), Vaso Tole(muzikolog), Engjëllush Serjani (ekonomist, menaxher i mediave dhe fushatave publicitare), Joni Shanaj (regjisor, antropologji, social-kulturore), Virgjil Kule (gazetar), Helidon Halili (pa CV), Xhelil Aliu (gazetar, publicist, regjisor, aktor), Indrit Çobani (gazetar) - Unioni i Gazetarëve Shqiptarë 41. Prof.Dr. Albana Hashorva (dr. në shkencat ekonomike) - Qendra për Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve 

42. Erinda Ballanca(avokate)(pa CV) - Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë 

43. Abaz Hado (piktor, personalitet në fushën e medias, kulturës dhe artit) - Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve & Shoqata e Sociologëve Universitarë Shqiptarë 

44. Pashk Përvathi (piktor)(pa CV) - Shoqata e Mediave Elektronike 

45. Entela Kasi (shkrimtare, përkthyese, eseiste) - Qendra Mediatike "Kurajo" 

46. Anilda Sefgjini (avokate) - European Center for Development and Education, Albania 

47. Jani Malo (gazetar, botues) - Shoqata e Botuesve Shqiptarë 

48. Anisa Canaj(sociologe), Ada Ruci(sociologe), Endri Cela(pa CV) - Shoqata Kulturore "Çajupi" 

49. Nevila Rama, (teknologji informacioni dhe bibliotekë; zv/dekane, Fakulteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare) 

50. Altin Shegani (jurist, dekan i fakultetit) - Fakulteti i Drejtësisë UT







  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si bëri Policia blerje të infiltruar

Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si bëri Policia blerje të infiltruar