Avokatja e Berishës mbrojtësja
ligjore e pallatit të Bashës

Avokatja e Berishës mbrojtësja<br />ligjore e pallatit të Bashës
TIRANE - Avokatja e familjes Berisha, nuk është banore rastësore e kompleksit “Jon” që tashmë diskutohet për tu prishur nga INUK. Erinda Ballanca, ka një lidhje shumë të ngushtë me kompaninë “G.B.A Konstriksion” pasi ka mbrojtur në gjykatë të gjitha proceset gjyqësore të saj.Dhe një gjë të tillë e ka bërë më së miri në kundërshtimin e vendimit të INUK që pezullonte punimet në kompleksion “Jon”.

Erinda Ballanca, avokatja e ish-kryeministrit Sali Berisha që pretendon se ka pronën e saj në kompleksin “Jon”, i cili u rrethua nga forcat e INUK, ka një lidhje shumë të ngushtë me kompaninë “G.B.A Konstruksion” që ka kryer punimet në pallatin e vjehrrit të Lulzim Bashës.

Në të gjitha betejat ligjore që kjo kompani ka kryer me subjekte të tjera por edhe veprime të ndryshme ligjore, Ballanca ka mbrojtur ligjërisht kompaninë në fjalë dhe vetë dy pronarët e truallit Xhuvi Sharxhi dhe Xhafer Isufin. Një gjë e tillë, vërtetohet më së mirë në një proces gjyqësor ku “G.B.A Konstruksion” ka paditur Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, që në vitin 2011 ka pezulluar për dy muaj më rradhë punimet në kompleksin “Jon”.

Ashtu siç dhe ka njoftuar “Shqiptarja.com” se ky vendim është marë nga ish-drejtuesi i INUK, Gjegji Bojaxhi, pikërisht këtë vendim Ballanca e ka kundërshtuar që nga viti 2010 në gjykatën e Tiranës, duke rrëzuar vendimin e INUK në të dyja shkallët dhe dhënë fitoren pronarit të “G.B.A Konstruksion” Gerti Callikut. Prania e avokates së Berishës në këtë çështje nuk është thjesht rastësi.
 
Hiqet rrethimi
Gjyqtarit Astrit Shema, i janë dashur rreth 4 orë kohë që të vendosë për pranimin e kërkesës së banorëve të kompleksit “Jon” dhe dy pronarëve Xhafer Isufi dhe Xhuvi Sharxhi për heqjen e shiritit të INUK nga hyrja e kompleksit. Gjatë ditës së djeshme në Vlorë, është zhvilluar në Gjykatën Administrative seanca gjyqësore, ku tre avokatët e banorëve, mes të cilëve dhe Erinda Ballanca kanë pretenduar se i është cënuar e drejta e pronësisë, duke mos u lejuar të hyjnë në banesat e tyre.

Ndërkohë që juristi i INUK, ka kërkuar rrëzimin e kërkesës, me argumentin se banorët janë lejuar, dhe se për rastin në fjalë nuk ka një vendim sekuestro apo prishje dhe se çështja është ende në verifikim e sipër. Pas kësaj, gjyqtari Astrit Shema, është tërhequr për vendim, ku janë dashur rreth 4 orë kohë, që Shema të pranojë kërkesën.
 
Vendimi i gjykatës
Në vendim thuhet:“Marjen e masës provizore të sigurimit të kërkesë padisë duke pezulluar kryerjen e veprimeve administrative nga çdo subjekt i administratës së shtetit që pengojnë kërkuesit në gëzimin e qetë të pronës së tyre në objektin e ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë në truallin me pasurinë 16/8 regjistër hipotekor 426 datë 19.11.2009 me sipëërfaqe trualli 1663 metër katror në pronësi të pronareve te truallit Xhuvi Sharxhi dhe Xhafer Isufi regjistruar në regjistrin hipotekor, masë kjo e cila do të qëndrojë në fuqi deri në zgjidhjen në themel të konfliktit. Nëse kërkuesit paraqiten në gjykatë brenda afatit 10 ditor nga dhënia e kësaj mase provizore, padinë e themelit në lidhje me kundërshtimin e veprimeve apo të aktit administrativ që do të dalë në lidhje me këtë objekt prone e kërkuesave.

INUK:Është marrë 1625 m2 det më vonë flasim për prishjen
Sipas inspektorëve të INUK një sipërfaqe prej rreth 1625 metra katror është shtuar para pallatit, duke bërë që mbi këtë sipërfaqe të ndërtohet pishina dhe aksesorë të tjerë të këtij objekti. Një shifër e tillë ka dalë nga matjet e kryera në teren, prej nga ka rezultuar se administratorët e këtij objekti kanë kryer shtim artificial të tokës dhe këtë gjë e kanë bërë në drejtim të detit. Sipas burimeve të INUK, skandali në fjalë merr përmasa akoma edhe më të mëdha, pasi e gjithë kjo sipërfaqe është hipotekuar nga pronarët e pallatit.

Kjo sipas tyre është një shkelje flagrante e zyrtarëve të Hipotekës në Vlorë,të cilët kanë rregjistruar një pronë që nuk ka ekzistuar kurrë. Pritet që në ditët në vijim INUK të marë vendimin për prishjen ose jo të objektit në fjalë, që nga verifikimet rezulton të ketë hyrë mbi 80 për qind në shtratin e detit. Zyrtarët e INUK, shprehen se objekti është tërësisht i paligjshëm dhe se duhet prishur, por në fakt asnjëri prej tyre nuk merr guximin dhe të shembë kompleksin “Jon” që është në pronësi të vjehrrit të Lulzim Bashës.

pallati i bashes
(Në foto: Vendimi i Gjykatës së Vlorës)

Shkrimi u publikua sot (7.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com­)

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Emigrantët do të votojë në ambasada dhe në konsullata

Zgjedhjet në Kosovë/ Emigrantët do të votojë në ambasada dhe në konsullata