Avokatja e së drejtës ndërkombëtare: Francezët janë ende skeptikë për luftën në Kosovë

Francezët janë skeptikë për luftën në Kosovë, ende sot e kësaj dite. I këtij mendimi është Diana Skrapari, autore e librit “Lufta e Kosovës: Dhunimi i të drejtës humanitare në konfliktin  e armatosur”. E ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, Skrapari e cila e ka botuar fillimisht librin në Francë ku dhe jeton prej 15 vitesh, tregoi se si u prit ky libër nga publiku në një vend, që e quajti NATO-n vrasës kur Aleanca e Atlantikut të Veriut ndërhyri në vitin 1999 për të shpëtuar shqiptarët e Kosovës nga genocidi serb.

Franca është pak a shumë një vend serbofil. E mbaj mend mirë kur në vitin '99 ishin të shkruara parrulla "NATO vrasës", "Clironi popullin e Serbisë", dhe madje ka një propagandë shumë të madhe proserbe në Francë.  Atje libri është pritur pak a shumë mirë , ka patur sukses, por gjithsesi francezët janë skeptikë për sa i pëket luftës se Kosovës, edhe sot e kësaj dite. Janë më tepër serbofil sepse shohin historinë e tyre, pavarësisht mbledhjes që u mbajt në Rambuje, dhe faktin që politikanët francezë ishin nismëtarë të goditjes së Natos kundër Serbisë. Ne kemi pikërisht ish presidentin francez Jacques Chirac, apo ministrin e punëve të jashtme të asaj kohe  që mbështetën një sulm kundër Serbisë. Madje presidenti i asaj kohe Chirac i konsideroi sulmet kundër popullsisë shqiptare në Kosovë si barbarizëm

Diana Skrapari, studiuese

Autorja Skrapari theksoi ka patur një dezinformim të madh të publikut francez për atë që po ndodhte vërtetë në Kosovë, ndaj dhe për të ishte shumë e rëndësishme që të publikonte këtë libër në Francë, në mënyrë që francezët të ishin më të vetëdijshëm për krimet serbe në Kosovë. Diana Skrapari ka publikuar 9 libra në Francë në Shtëpinë botuese franceze Edilivre dhe 3 libra në Gjermani.

Ka një dezinformim të popullsisë për sa i përket të drejtave të njeriut dhe çfarë ndodhte në Kosovë. Patjetër ka dhe një lobim të fortë serb, madje kemi edhe kishën serbe në Paris, ke edhe një rrugë kryesore që mban emrin "Pier i parë i Serbisë", ke një serbofili e cila është e rrënjosur prej vitesh dhe është e vështirë që të zhduket vetëm me anë të një libri. Ky libër shërbeu më tepër për një informim të popullsisë franceze për çfarë kanë bërë serbët në Kosovë, sepse pikërisht lindja e një ushtrie që mbronte të drejtat e shqiptarëve në Kosovë si UÇK-ja , pati arsyen e saj

Diana Skrapari, studiuese

Të ishte për francezët, NATO nuk do ta kishte ndalur Serbinë

Skrapari madje tha se të ishte për francezët apo europianët, ndërhyrja e NATO-s në Serbi mbase nuk do të ishte bërë kurrë, por ish presidenti francez i asaj kohe Jacques Chirac, ishte ai që udhëhoqi politikën franceze përkrah asaj amerikane të ish presidentit Bill Clinton.

Presidenti i asaj kohe Jacques Chirac ishte një person shumë largpamës dhe me vizion shumë të gjerë, që kuptoi se çfarë ndodhte me të vërtetë në Kosovë. Po të ishte për Evropën nuk do bëhej kurrë, sepse Europa ngeli një shikuese e genocidit që u bë në Bosnje - Hercegovinë. Vetëm kur ndodhi Serbrenica u zgjua Europa. Ishte pikërisht ndërhyrja e Amerikës që i dha fund luftës në Bosnjë – Hercegovinë.

Diana Skrapari, studiuese

“Lufta e Kosovës: Dhunimi i të drejtës humanitare në konfliktin  e armatosur” trajton luftën e Kosovës nën prizmin juridik dhe politik. Libri përbëhet nga dy pjesë, ku në pjesën e parë trajtohet gjendja e shqiptarëve të Kosovës në ish-Jugosllavi dhe arsyet e shpërthimit të konfliktit dhe në pjesën e dytë të tij, trajtohet natyra e konfliktit, dhunimi i të drejtave të njeriut nga ushtria jugosllave dhe gjykimi i fajtorëve të shkeljeve të së drejtës humanitare para Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë. Ky libër është botuar nga Qendra për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Ballkanike me Redaktor Dr. Arsim Sinani.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'