Avokatja dhe notarja shqiptaro-australiane Eva Buzo mori pjesë sot në protestën qytetare të mbajtur në Korçë kundër projektit të resortit në Zvërnec, ku mbajti edhe një fjalim para protestuesve.

"Shqipëri, po të flas në anglisht sepse nuk flas shqip, pasi familja ime ishte shkëputur nga atdheu im për dekada të tëra, sepse gjyshi im nuk mundi të kthehej në shtëpi. Por tani unë jam kthyer në shtëpi. Jam këtu për të luftuar për të drejtat e njeriut të popullit shqiptar dhe do të bëj gjithçka që është e nevojshme për t'u siguruar që populli i Shqipërisë të gëzojë të drejtën e tij për të pasur një qeveri që e dëgjon dhe që mund të mbahet përgjegjëse. Rezistenca paqësore është ajo që sjell ndryshime në këtë botë dhe, për sa kohë që ju qëndroni në rezistencë paqësore, do të jeni zëri i popullit. Shqipëri, ju po frymëzoni tani, sepse po e mbani familjen Trump para përgjegjësisë. Ju keni dalë në rrugë dhe po e bëni zërin tuaj të dëgjohet. Bota po sheh guximin tuaj, zërin tuaj, marshimin tuaj dhe ne jemi përkrah jush në çdo hap të rrugës. Sigurohuni që zëri juaj të dëgjohet. Shqipëri, bota po ju vështron", tha Buzo.


Lajmi kryesor:

‘Zvërneci’, Berisha ‘kap’ protestën dhe u mbyll fjalimet qytetarëve! Gazetari i Syri Tv: Poshtë mikrofoni! Fut militantët në turmë, përplasen me qytetarët