Komisioneri i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kanë mbajtur një konferencë për shtyp në Bruksel pas rekomandimit pozitiv që është dhënë Kosovës për çështjen e liberalizimit të vizave.
Në fjalën e tij Avramopoulos është shprehur se Kosova i përmbush të gjitha standardet për liberalizimin e vizave pas një pune të madhe.
Pas shumë vitesh e muajsh të përpjekjeve dhe punës së madhe, Komisioni tashmë konfirmon se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizimin e vizave. Tash, ne inkurajojmë Këshillin dhe Parlamentin Evropian që të lëvizin përpara me propozimin tonë. Unë vërtetë shpresoj se jemi shumë pranë një regjimi pa viza për të gjithë rajonin, i cili do të vendoset shumë shpejt. Lëvizja pa viza tani varet nga parlamenti evropian dhe këshilli. Ne e kemi bërë pjesën tonë, tani është përgjegjësi e institucioneve të tjera, por edhe në duart e institucioneve të Kosovës gjithashtu.
Dimitris Avramopoulos, komisioner
Ndërsa presidenti Thaçi ka falënderuar Komisionerin për përkushtimin e tij dhe ka bërë me dije që institucionet do të vazhdojnë progresin.
Sot ka filluar shembja e murit të fundit të izolimit. Sot është fitorja e Kosovës. Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Mirënjohje për punën e vështirë që kemi bërë së bashku. Vetëm të bashkuar kemi arritur tek ky objektiv. Liberalizimi do të lehtësojë lëvizjen e njerëzve dhe do të avancojë idealet dhe vlerat tona në botë. Është evidente tanimë që Kosova është partener i sfidave të migrimit dhe sigurisë. Institucionet e pavarura do të vazhdojnë progresin.
Hashim Thaçi, president
Komente








Kosova kushtet i ka plotesuar qe kur e kur.Kosova perjetoi masaker shekullore nga dhuna mesjetare sllave, Ishte viktime qe fatkeqesisht nga BE dhe Parlamenti Evropian i trajtu ndryshe dhe mbeti ne pozicion te kundert me realitetin dhe te verteten qe e degjoi dhe e pa bota me 1998-99,Ku eshte arsyetimi qe serbet te marrin liberalizim kur ushtria e policia vrastare serbe vrau mbi 200mije qytetare civile josereb,Bosnjak,kroate e shqiptare.
Përgjigju