Dhjetë ditë pas konferencës së Berlinit, armëpushimi në Libi tani nuk ekziston më.
Por mbi të gjitha, të dy frontet, ai i qeverisë së Tripolit të Fayez Serraj dhe ai i gjeneralit Khalifa Haftar, po grumbullojnë armë dhe mercenarë dhe janë të gatshëm të rifillojnë luftën në një shkallë të gjerë.
Dy anije luftarake turke hynë sot në portin e Tripolit duke shoqëruar një anije tregtare nga e cila zbarkuan në tokë dhjetëra tanke, automjete të blinduara dhe automjete të tjera ushtarake të destinuara për ushtrinë e Fayez Serraj.
Nga ana tjetër, gjenerali Haftar vazhdon të urdhërojë militantët e tij të bombardojnë periferitë jugore të Tripolit.
Presidenti Francez Emmanuel Macron për herë të parë akuzoi drejtpërdrejt Presidentin turk Erdogan se ka thyer embargon e armëve.