Në prag të 28 dhe 29 nëntorit Kryeministria ka bërë publike edhe axhendën e aktiviteteve dhe festimeve në këto dy ditë. Ndërkohë që kryeqyteti prej dy ditësh është veshur me ngjyrat kuq e zi, duke vendosur flamuj përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, festimet do të shtrihen edhe në qytete të tjera të vendit. Kështu, nesër në orën 10:00 qeveria do të nisë festimet për 102-vjetorin e Pavarësisë nga qyteti i Vlorës, ku kryeministri Rama së bashku me ministrat e kabinetit të tij qeveritar, do të zhvillojnë ceremoninë e vendosjes së Kurorave në Monumentin e Pavarësisë. Në këtë aktivitet do të jetë i pranishëm edhe presidenti Bujar Nishani.
Festa e Pavarësisë, zbardhet axhenda e Presidentit Nishani Po kështu edhe Bashkia e Tiranës ka publikuar listën e aktiviteteve për festat e nëntorit, por duke lënë jashtë datën 29 nëntor.
Bashkia i “lë Tiranën” qeverisë për festën e 29 Nëntorit Kreu i Bashkisë e njëkohësisht kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prej kohësh nuk realizon asnjë aktivitetet në datën 29 nëntor e cila përkon edhe me e Çlirimit, pasi në Partinë Demokratike njihet vetëm festa e Pavarësisë në datën 28 nëntor.
Madje Bashkia e Tiranës ka ndërprerë festimet e Natës së Bardhë ose të Dritave të kthyera në traditë gjatë viteve të fundit në Shqipëri. Ndërkohë që Kryeministria në festimet e datës 29 nëntor, ka parashikuar një sërë aktivitetesh festive duke qenë se kjo datë përkon edhe me Natën e Bardhë, një traditë e nisur nga kryeministri Rama në kohën kur ishte Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit.
Rama: Jessie J, jo e vetmja surprizë për festimet e PavarësisëNë kuadër të fetimeve për 70-vjetorin e Çlirimit, Kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar në profilin e tij disa nga surprizat që priten për atë mbrëmje. Ai ka konfirmuar praninë e këngëtares Jessie J në një koncert special në sheshin Nënë Tereza në orën 19:00.
“29 nëntor një natë e jashtëzakonshme mes festës së dritave, Nata e Bardhë e surprizave, Jessie J, Elhaida dhe jo vetëm,”-shkruan Rama në Tëitter.
Një tjetër aktivitetet që priten në datë 29 nëntor është edhe festivali i dritave. Por duket se vëmendja do të fokusohet tek koncerti I këngëtares së njohur britanike Jessie J.
Elhaida Dani më e emocionuar së kurrë pjesë e koncertit të Jessie J Këngëtarja britanike Jessie J pritet të këndojë në datën 29 nëntor në Tiranë, gjatë festimit të 70-vjetorit të Çlirimit.
Mbështetëse në këtë koncert mësohet se do të jetë këngëtarja Elhaida Dani.
Vetë Dani është shprehur më entuziaste se kurrë që do të ndajë skenën me këngëtaren me famë botërore.
“Jessie J në Tiranë ... Jam kaq e emocionuar të jem suport act i këtij koncerti! Do jap më të mirën time.”-ka theksuar këngëtarja në Facebook.
Aktivitetet në Tiranë gjatë festive të 28-29 Nëntorit:
28 Nëntor 2014 10:00 – Ceremonia e vendosjes së kurorave në Monumentin e Pavarësisë në Vlorë
29 Nëntor 201410:00 – Ceremonia e vendosjes së kurorave në Varrezat e Dëshmorëve
11:30 – Parada Ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes
17:00 – Ekspo “Këndvështrime”, në Hollin Protokollar në Kryeministri
18:00 – Festivali i Dritave
19:30 – Pritje në Pallatin e Kongreseve me rastin e 70 vjetorit të Çlirimit
22:00 – Koncert & Nata e bardhë, Sheshi “Nënë Tereza”
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4238
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15