NGJARJE KRYESORE
DONETSK - Luftëtarët separatistë prorusë rikthehen në ofensivë në lindje të Ukrainës duke fituar terren.
KIEV - Ukraina kërkon ndihmën e NATO-s për të luftuar separatistët e mbështetur nga Rusia.
DAMASK/BEJRUT - Dega siriane e Al Kaedës bashkë me grupet rebele morrën nga kontrolli i ushtrisë siriane kalimin kufitar Quneitra, pika e vetme e kontaktit mes Izraelit dhe Sirisë.
FREETOWN/MONROVIA/CONAKRY/KINSHASA - Në Afrikën Perëndimore bilanci i epidemisë vazhdon të rritet.
ANKARA - Presidenti i ri Recep Tayyip Erdogan do të mbajë betimin para Parlamentit sot në orën 11:00 dhe merr zyrtarisht funksionet. Më pas ai do të ngarkojë shfin e diplomacisë Ahmet Davutoglu, që u zgjodh dje kryetar i partisë islamiko-konservatore që ka pushtetin, të krijojë qeverinë e re.
NGJARJE TË TJERA
BAGDAD/ERBIL - Iraku përgatit një ofensivë për të thyer rrethimin xhihadist ndaj qytetit shiit turkmen Ameril.
TRIPOLI - Situata në Libi është gjithnjë e më shumë kaotike, ku islamikët sfidojnë autoritetet duke kërkuar të krijojnë një qeveri rivale.
KABUL - Afganistani rrezikon të hyjë në një krizë të thellë politike pas mos njohjes së rezultateve presidenciale nga kandidati Abdullah Abdullah.
PARIS - Presidenti francez, François Hollande, përcakton rrugën e diplomacisë franceze për vitin që vjen.
ROMË - Vizitë e ministrit francez të Punëve të Brendshme Cazeneuve për të biseduar për luftën kundër imigracionit klandestin./
/G.S/