Sulmuesi kosovar, Ilir Azemi zyrtarisht pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, 22-vjeçari e ka pranuar se ka refuzuar edhe Shqipërinë për Përfaqësuesen e Kosovës. ”Kam pasur ofertë nga Gjermania U-21 dhe nga Shqipëria për të luajtur, por nuk e kam pranuar një gjë të tillë. Gjithmonë kam thënë se do të pres vetëm Kosovën, dhe më në fund erdhi dita që të jem pjesë e saj.

Për ta zgjedhur Shqipërinë më ka thënë edhe Mërgim Mavraj, mirëpo mendja ime ka qenë e prerë, dhe tani pasi zgjodha të luaj për Kosovën, ai më ka uruar vetëm suksese. Unë gjithmonë e kam thënë hapur, se kur do të vijë ftesa e Kosovës, do ta pranoj pa u menduar fare, dhe kështu ndodhi kur erdhi.

Nuk jam menduar fare për ta pranuar apo jo, pasi Kosova është vendi im dhe me kënaqësinë më të madhe do ta bartë fanellën e saj” deklaroi Azemi.


Meha dopietë kryevepër ndaj Bochum
Mesfushori i ekipit kuqezi, Alban Meha ka shënuar dy super gola ndaj Bochum me goditje dënimi. Ndeshja nuk kishte nisur mirë për Paderborn që e kishte mbyllur pjesën e parë në disavantazh 0-1 pas golit të pësuar në minutën e 39-të.

Gjithçka ndryshon me fillimin e të dytës, Meha shënon golin e barazimit në të 48-ën, për të kaluar në avantazh skuadrën e tij në minutën e 69-ën. Ndeshja përfundon me rezultatin 4-1 dhe tani Paderborn ndodhet në vendin e dytë të renditjes së Bundesligës 2. Me dopietën e sotme Meha ngjitet në kuotën e 9 golave duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë i kampionatit.


Mustafi  refuzon Shqipërinë për Gjermaninë
Mbrojtësi Shkodran Mustafi  ka marrë ftesë nga trajneri i kombëtares gjermane Joachim Lov për ndeshjen miqësore Gjermania – Kili.

Mustafi fitoi besimin e trajnerit të kombëtares gjermane falë paraqitjeve të mrekullueshme tek skuadra italiane, Sampdoria. Në këtë mënyrë, Mustafi ka refuzuar përfundimisht të luajë për Kosovën ose për Shqipërinë duke zgjedhur  kombëtaren gjermane.

Kosova në për herë të parë në “Livescore”
Ndeshja historike Kosovë-Haiti do të jetë edhe në faqen e rezultateve  sportive “Livescore”. Kosova debutimin e saj zyrtar do ta ketë në stadiumin e Trepçës, “Adem Jashari” më datë 5 Mars. 

Ndeshja pritet që të jetë mjaft emocionuese për të gjithë sportdashësit kosovar, pasi më në fund pas shumë vitesh do të zhvillojë një ndeshje ndërkombëtare, pavarësisht se është miqësore.