Numrin më të madh të azilkërkuesve në Gjermani për muajin shtator të këtij viti e kanë sirianët. Në total janë 11,712 kërkesa nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Megjithatë personat që janë pranuar, apo kanë fituar azilin janë të pakët.
Ndërkohë autoritetet gjermane kanë marrë masa të ashpra sa i përket azilkërkueseve shqiptarë.
Landi i Bavarisë nuk do të jap më para si mbështetje për azilkërkuesit nga Shqipëria. ndihma do të kufizohet vetëm në shërbime minimale.