Azilkërkuesit, 550 persona kthehen
  nga Gjermania brenda 2 tetorit

Qindra azilkërkues shqiptarë do të riatdhesohen në Tiranë nga Gjermania gjatë kësaj jave dhe asaj në vazhdim.
 
Njoftimi është bërë nga Ambasada Gjermane e cila jep edhe datat përkatëse të riatdhesimeve. Në total janë 550 persona . Kështu, pasditen e së mërkurës pritet të mbërrijnë në Rinas rreth orës 14.55, rreth 100 persona.
 
Një ditë më pas po në Aeroportin e Rinasit do të riatdhesohen rreth 190 persona në orën 15.35. Vala e riatdhesimeve do të vijojë edhe më datë 30 shtator, ku pritet të mbërrijnë në vendin tonë edhe 70 persona të tjerë. Po ashtu edhe në datë 2 tetor pritet të riatdhesohen rreth 190 persona.
 
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti