Ambasada Gjermane përmes një njoftimi për shtyp ka sqaruar pretendimet e disa azilkërkuesëve të kthyer nga Gjermania se nuk ishin të informuar për destinacionin se ku po shkonin gjatë kohës që po ktheheshin në Shqipëri ,duke e cilësuar si një pretendim të rremë nga ana e ambasadës.

"Ky është një pretendim i rremë. Personat, që janë subjekt i rikthimit apo i dëbimit nga Gjermania në kuadër të procedurave të azilkërkimit informohen rreth masave të synuara në përputhje me të gjitha parimet e shtetit ligjor përmes policisë dhe me asistencën e përkthyesve. Dega lokale e Zyrës Gjermane për të Huajt  është e pranishme përgjatë gjithë procesit të dëbimit dhe u përgjigjet pyetjeve të azilkërkuesve të refuzuar, gjithashtu me mbështetjen e përkthyesve. Ne këtë mënyrë azilkërkuesit subjekt i rikthimit apo i dëbimit informohen në mënyrë plotësisht të mjaftueshme rreth të gjitha masave që kanë të bëjnë me ta."-shkruan Ambasada në reagimin e saj

Ja reagimi i plotë i ambasadës

"Ditët e fundit në mediat shqiptare është njoftuar, se si disa azilkërkues  shqiptarë të rikthyer kanë pretenduar pas kthimit të tyre në aeroportin e Rinasit, se autoritetet kompetente gjermane nuk i kishin informuar përpara fluturimit të kthimit se ishin duke i kthyer në Shqipëri, por u kishin thënë se po i zhvendosnin drejt një qendre tjetër në Gjermani.

Ky është një pretendim i rremë. Personat, që janë subjekt i rikthimit apo i dëbimit nga Gjermania në kuadër të procedurave të azilkërkimit informohen rreth masave të synuara në përputhje me të gjitha parimet e shtetit ligjor përmes policisë dhe me asistencën e përkthyesve. Dega lokale e Zyrës Gjermane për të Huajt  është e pranishme përgjatë gjithë procesit të dëbimit dhe u përgjigjet pyetjeve të azilkërkuesve të refuzuar, gjithashtu me mbështetjen e përkthyesve. Ne këtë mënyrë azilkërkuesit subjekt i rikthimit apo i dëbimit informohen në mënyrë plotësisht të mjaftueshme rreth të gjitha masave që kanë të bëjnë me ta."

 Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)