Baba i 7 fëmijëve, në prag të divorcit/ 45-vjeçari që u gjet i dekompozuar ishte denoncuar në 'Pa gjurmë'

Baba i 7 fëmijëve, në prag të divorcit/ 45-vjeçari që u gjet i dekompozuar ishte denoncuar në 'Pa gjurmë'

Zek Prenga 45-vjeçari, trupi i të cilit u gjet i dekompozuar ditën e djeshme në Pukë, kishte humbur prej nëntorit të vitit të kaluar. Familjarët e tij kishin bërë një denocim për humbjen e tij në emisionin Pa Gjurmë në Report Tv.

 Ai ishte i martuar dhe baba i shtatë fëmijëve ndërsa punonte si motorist me lëndë drusore për të mbajtur familjen.

Vajza e tij, Anxhelina Prenga ka rrëfyer në Pa Gjurmë takimin e fundit  me të atin ku kishte diskutuar lidhur me divorcin e tij me të ëmën.

Gjatë rrëfimit të saj në studio, ajo u shpreh se i ati ushtronte shpesh herë dhunë mbi familjen dhe për këtë arsye e ëma e kishte denoncuar në polici.

Trupi i Zek Prengës u gjet mbrëmjen e djeshme nga policia në vendin e quajtur Përroi i Mollave në njësinë administrative të Qelëzës.

Në trupin e tij nuk u gjetën shenja që të mund të përcaktohej shkaku që ka sjellë vdekjen e 45-vjeçarit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen