Baba Mondi, pas homazheve për kryepeshkopin e ndjerë, Anastas Janullatos
Po zhvillohen homazhet për kryepeshkopin Anastas Janullatos në Katedralen “Ringjallja e Krishtit” në Tiranë, teksa po marrin pjesë për t’i dhënë lamtumirën dhe lutur përveç mijëra qytetarëve, edhe personalitete nga fusha të ndryshme të jetës, përfshi edhe ato të komuniteteve fetare.
I pranishëm sot (29 Janar) për t’i bërë homazhe kreut të ndjerë të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare ishte edhe kreu i Komunitetit Bektashi, Baba Mondi.
Ai vlerësoi figurën e Janullatosit, me të cilin tha se “ka bashkëpunuar edhe personalisht me të”, duke uruar që “Zoti ta ketë në parajsat e veta” për veprën që la pas për kishën, duke shtuar se “e ngriti nga varri Kishën Ortodokse Shqiptare”
Fjala e Baba Mondit pas homazheve:
“Fortlumturia është personalitet i Kishës Ortodokse Shqiptare, i cili ka punuar me vetëmohim për ta ngritur këtë kishë nga varri. Ka qenë njeri që ka bashkëpunuar me të gjitha komunitetet fetare dhe sidomos me mua personalisht dhe më vjen keq për çdo njeri që largohet nga kjo botë, por ai po largohet me një vepër që i ka lënë pas Kishës Ortodokse Shqiptare, por edhe shqiptarëve. Ngushëllime Kishës Ortodokse, Zoti e pstë në parajsat e veta. Qofshi dritë dhe Zoti na bekoftë të gjithëve, amin!”.
Lajmi kryesor:
Qindra besimtarë i japin lamtumirën Kryepeshkopit Anastas, nesër ceremonia mortore! Drejtohet nga kreu botëror i ortodoksëve, Rama e Mitsotakis fjalim
A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.7%
-
Jo
44.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5104
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ilir Yzeiri: E shkuara dhe tradita
31 Janar, 11:53
-
Lamtumira e Anastasit/ Dy kryeministrat takim 'kokë më kokë' pas ceremonisë, Rama: Jemi miq, gjithçka është në rregull! Mitsotakis: Çdo problem duhet ta zgjidhim me dialog (VIDEO)
30 Janar, 19:58
-
Ceremonia për Kryepeshkopin Anastas/ Marin Suli: Ishte fat që jetuam në kohën e tij! La pas një pasuri shpirtërore! Na mësoi pranimin e tjetrit siç është
30 Janar, 19:28
-
Kreshnik Spahiu: Mos bindja civile dhe qeveria teknike “helene”
30 Janar, 19:22
-
Kryepeshkopi Anastas edhe me vdekjen ‘shoi luftrat’, bashkon diplomatët rus e ukrainas! Detajet që s'u panë nga ceremonia e lamtumirës
30 Janar, 19:06
-
FOTOLAJM/ Lamtumira për Kryepeshkopin, preket Linda Rama, gjen mbështetje në krahët e kryeministrit
30 Janar, 14:38
-
Patriarku Ekumenik, Vartholomeu: Kryepeshkopi Anastas, diplomat me aftësi të rralla, dinte të lëmonte gjembat e të shmangte konfliktet (Fjala e plote)
30 Janar, 13:44
-
FOTOLAJM/ 'Mrekullia' e Janullatos, Berisha transmeton live fjalimin e Edi Ramës
30 Janar, 13:40
-
Lamtumira për Kryepeshkopin/ Fjala e PLOTË e Ramës: Çfarë greku në kombësi e shqiptari në shtetësi! Mori mbi supe zjarret e konflikteve fëminore të fqinjësisë sonë
30 Janar, 13:27
-
Kyriakos Mitsotakis: Kryepeshkopi Anastas, 'diplomati i dashurisë', urë miqësie mes popullit shqiptar dhe grek ( Fjala e plotë)
30 Janar, 12:58
-
Homazhet për Kryepeshkopin e ndjerë Anastas Janullatos, merr pjesë edhe Fredi Beleri (VIDEO)
30 Janar, 10:57
-
Lamtumira për kryepeshkopin/ Rama: Erdhi si prift nga Greqia, iku si Anastasi i Shqipërisë! Mitsotakis: Diplomati i dashurisë, urë miqësie mes 2 popujve
30 Janar, 08:40