Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka organizuar një konferencë ndërkombëtare në prag të festës së Sulltan Nevruzit ku u fol për sfidat që po përballet shoqëria.
Në fjalimin e tij Haxhi dedë Edmond Brahimaj ka përmendur edhe krizën që po kalon vendi ynë aktualisht. Ai i ka bërë thirrje politikës për të bërë dialog si mënyra më e mirë që i nevojitet zgjidhjes së ngërçit.
“Të ulen, të dëgjojnë njëri-tjetrin, të pranojnë fjalë të mira. Të mendohen dhe pastaj të dalin të flasin. Unë gjykoj se nëse nuk udhëhiqet nga dashuria për kombin, asnjë politikë nuk është e mjaftueshme, sado të bukur të jenë deklaratat, sepse realiteti që po kalojmë është i trishtë dhe i vështirë.”, tha Baba Mondi.
I pranishëm ishte edhe zëvëndëskryetari i Komuniteit Mysliman, Lauren Luli i cili e vuri theksin te bashkëjetesa fetare në vend.
“Prej institucioneve që kanë dhënë kontributin e tyre në vlerat e paçmuar të bashkëjetesës, të harmonisë dhe solidaritetit dhe të paqes në vendin tonë”, është shprehur ai.
Komento