Gjatë vitit 2024, thirrjes së Skemës Kombëtare të Investimeve iu përgjigjen 403 fermerë, midis tyre aplikoi dhe kryetari i FRPD së Kuçovës, Ardit Bënja. Si çdo aplikues edhe ky fermer dosjen e projektit e realizoi pranë një studioje projektesh, që drejtohet nga inxhinieri Ylli Ago. Arditi kërkon që nëpërmjet kësaj skemë nga AZHBR të subvencionohet për ngritjen e një stalle lopësh që kap vlerën e 28.830,911 të reja, por sipas rregullave ai ka të drejtë të marrë si grant 50% të investimit.

Projekti i realizuar nga Ylli Ago, u shqyrtua nga  vajza e tij Ana Ago, që në AZHBR mban postin e inspektores pranë Drejtorisë së Përzgjedhjes së Pranimit të Projekteve, dhe në ketë rast vajza nuk mund të refuzonte atin e saj, ku përfundimi është finalizimi i lidhjes së kontratës midis aplikuesit dhe AZHBR, që e përkthyer në shifra Arditi përfitoi si grant 14.415.455 lekë të reja.

Por kjo dosje nuk mban vetëm  firmat e familjes Ago, por edhe  firmën e  drejtoreshës së përgjithshme të AZHBR, Ardita Kuçi.  Ku së bashku më Anën, shpallin fitues projektin e babait, Ylli Ago. Edhe pse emri i tij është pothuajse në çdo faqe të projektit ky detaj  nuk është vënë re nga syri  drejtoreshës, Ardita Kuçi. E pavarësisht kësaj, stalla e Arditit u reklamua si një histori suksesi nga Ardita Kuçi.

Deri më tani përfituesi  Bënja SHPK ka marrë vetëm 30% të shumës, si formë parapagimi, pjesa tjetër e fondit lëvrohet atëherë kur përfundon i gjithë investimi. Fondi i kësaj skemë në vitin 2024 kapte vlerën e 1.5 miliard lekësh, ku në veçanti paratë  u shpërndanë në pesë masa: ndërtimi i serave diellore, instalimi i rrjeteve antibreshër, ndërtimi i stallave, mekanizmi bujqësor, kosha, rrjeta peshkimi për akukulturë.  Kjo skemë kishte për qellim të zëvendësonte programin IPARD,  i cili prej gati tre vitesh është i pezulluar sepse dyshohet se fondet e BE shkuan në rrugët e korrupsionit, dosje që vazhdon të hetohet jo vetëm nga OLAF, por edhe SPAK./Top Channel

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:37
Akuzat për korrupsion dhe abuzim me fondet, reagon AZHBR: Jemi të hapur dhe transparent për çdo informacion mbi aktivitetin tonë

1764081515_90001740245166xazhbr578.jpg

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka reaguar pas lajmeve të shumta së media se në këtë institucion ndodhin akte korruptive dhe abuzim me fondet.

Ky institucion rrëzon akuzat e ngritura ndaj tij dhe bën me dije se i është drejtuar zyrtarisht organeve kompetente, me qëllim që çdo pretendim të trajtohet në mënyrë ligjore dhe çdo pretendues të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij.

Gjithashtu, AZHBR thotë se mbetet plotësisht i hapur dhe i gatshëm për çdo qytetar, profesionist të fushës apo përfaqësues të medias që ka kërkuar, kërkon dhe do të kërkojë informacion mbi aktivitetin dhe programet tona.

Njoftimi i plotë për mediat

Në respekt të transparencës me publikun, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR)

bën me dije se prej kohësh është bërë objekt i një fushate të koordinuar lajmesh të rreme, të

fabrikuara me qëllim dëmtimin e imazhit dhe punës së institucionit.

Përballë kësaj situate të përsëritur, AZHBR i është drejtuar zyrtarisht organeve kompetente, me

qëllim që çdo rast shpifjeje apo keqinformimi të trajtohet në mënyrë ligjore dhe çdo abuzues të

mbajë përgjegjësi për veprimet e tij. Institucioni mbetet plotësisht i hapur dhe i gatshëm për çdo qytetar, profesionist të fushës apo përfaqësues të medias që ka kërkuar, kërkon dhe do të kërkojë informacion mbi aktivitetin dhe programet tona.

AZHBR do të vazhdojë të veprojë me transparencë, integritet dhe profesionalizëm, duke e çuar

përpara misionin e saj në shërbim të komunitetit bujqësor dhe zhvillimit rural të vendit.