Babai donte ta vriste, u arrestua se ndiqte modën...mbeti shtatzënë 17-vjeç! Sot kërkon në 'Pa Gjurmë' vajzën që lindi në burg (VIDEO)

TIRANË- Rrëfen për herë të parë në “Pa gjurmë” sekretin e madh të jetës. E burgosur dhe më pas e internuar, një nënë nga Durrësi është në kërkim të vajzës që lindi 39 vite më parë prapa hekurave të burgut. Ishte në qeli kur mësoi se do të bëhej nënë dhe një 18 vjeçare kur u nda prej saj. Dashurie Begaj ka ardhur nga Italia për të rrëfyer një jetë në udhëkryq që nga dita kur me martesën e të atit pas vdekjes së nënës, njerka e dëboi nga shtëpia.

“Isha një 11-vjeçare, më vdiq nëna dhe babai u martua pas 40 ditëve. Njerka solli dhe një vajzë. Në fillim më donte, por pastaj, për faktin se unë ndihmoja komshinjtë e lagjes me ushqime, ajo më mori inat. Babai donte të më vriste, më erdhi në shkollë, pastaj në shtëpi dhe dola nga dritarja. Flija sa tek një kushërirë tek tjetra. Kur vëllai iku ushtar më përzunë fare nga shtëpia. As babai nuk më donte, se e frynte njerka. Nëna më vdiq në moshën 38-vjecare. Në Nishtulla jetonim atëherë, në Durrës. Vitet kaluan dhe unë një herë shkoja në shtëpi dhe një herë më nxirrnin jashtë. Babai më qethi kokën kur isha 14 vjeçe. Më pëlqente të shihja filma. Si përfundim nuk më mbajtën më në shtëpi", tha ajo.

Adoleshentja ishte kundra rrymës që imponohej nga regjimi komunist. Kjo i kishte rënë në sy regjimit, të cilët e arrestuan të renë për sjellje "jo të hijshme". Në pritje të një vendimi, gjatë seancës së zhvilluar i ati dëshmoi kundër së bijës, duke mos e pranuar më në shtëpi. Dashuria burgoset, në Belsh të Elbasanit, moment kur merr një tjetër rrjedhë jeta e saj.

“Më dënuan me dy vite burg se ndiqja modën, më pëlqente të vishesha bukur, më kanë nxjerrë edhe fletë-rrufe. Nga shtëpia më kishin nxjerrë, tezja më mbante afër. Njoha një djalë nga Durrësi, kur isha 17 vjeçe dhe duheshim. Nuk e dija që isha shtatzënë, nuk e kuptova. Më arrestuan nga ajo që isha tip i hedhur. Një vit e gjysmë burg erdhi dhe babai im dhe ai më tha se nuk do më merrte më në shtëpi. Kam qenë në birucat e Durrësit. Pastaj më çuan në Belsh. Isha në qeli kur mësova se do të bëhesha nënë. Muajt e tjerë i kalova në burgun e Belshit. Një javë përpara më çuan në maternitet për të lindur. Unë qaja, nuk ngopja barkun me bukë. Linda vajzën dhe nuk e mbajta shumë. Askush nga familja nuk erdhi, as babai i vajzës nuk e mësoi se unë isha shtatzënë. Humba çdo kontakt me të. E tregova atje se kush ishte babai i fëmijës. Dy javë, jo më shumë qëndrova me vajzën, unë i vendosa emrin Migena, nga një libër që kisha lexuar. Vajzën e kam sjellë në jetë më 19. 02. 1980. E kam ushqyer me gji, i kisha bërë dhe një foto. Sa kam dalë nga burgu e kam pasur foton me vete. Pas dënimit isha 18 vjeçe kur më dhanë internimin, në Vilbashtovë të Kavajës. Kisha shumë frikë. Atje më dhanë një dhomë dhe isha me dy-tre shoqe. Ishte e pamundur të jetoja aty, por pa leje nuk lëvizja dot. Unë kërkoja të merrja vajzën. E kisha vendosur për ta marrë. U interesova dhe erdha në shtëpinë e fëmijës në Tiranë, se më kishin thënë se vajzën e kishin sjell aty. Mua më kthyen për të kryer dënimin. Më thanë se vajza ishte birësuar. Kam ardhur këtu nga Italia vetëm për të kërkuar vajzën. Kam kërkuar ndihmë. Pasi isha pa punë. Kam vuajtur shumë. Me vajzën që mezi e rrita. Kam vuajtur shumë, mblidhja letra që të mbijetoja. Bashkëshorti im kam vdekur më moshën 87- vjecare. Me babanë biologjik jam lidhur para 3 muajsh në Facebook. Ai nuk është në kërkim të vajzës. Por gjithsesi ai më mbështet mua në këtë vendim. Shpresoj ta gjej, ta shoh në sy të më shoh në sy. Nuk e harroj derisa të vdes. Unë nuk e kam lënë, për t'u birësuar. Ma morën", rrëfeu ajo.

Vendi ku u njoh edhe me njeriun që do të bëhej bashkëshorti i saj Sefer Ypi. Ajo 20 vjeçe, ndërsa ai një 53 vjeçar, gjithashtu një ish-i dënuar. Dashuria sjell në jetë një tjetër vajzë, ditëlindja e së cilës përkon me njëjtin muaj që lindi edhe vajza e parë, Migena. Dashuria me të voglën transferohen në Durrës, kur sigurojnë një strehe të re në pallatin e beqarëve. Ndërsa bashkëshorti i saj Seferi qëndron me punë në Vilboshtovë të Kavajës. Një jetë me sakrifica dhe udhëkryqe, një nënë që mezi ngopte me bukë vajzën e vogël dhe me brengën e një tjetër vajze që nuk e pa më kurrë. Deri kur me ndërrimin e sistemit. Nis një tjetër jetë në emigracion, fillimisht me largimin e të shoqit drejt Gjermanisë e më pas me zhvendosjen përfundimisht drejt Italisë, në vitin 1997. Me kërkesë të bashkëshortit, i cili është ndarë nga kjo jetë, Dashuria kthen kokën vite pas, sot në kërkim të Migenës vajzën që lindi në burgun e Belshit dhe që sot është në 39-vjeçare. Kërkesë që vjen edhe nga babai biologjik i vajzës me të cilin Dashuria ka folur kohët e fundit.

Një certifikatë familjare tërhequr pak kohë më parë ka zbuluar një të vërtetë rreth fatit të Migenës. Ajo është regjistruar në trungun e familjes Begaj, si Migena Qemal Begaj, ndërsa shënimi në fund sqaron birësimin e saj më 18 shtator të vitit 1983.

Jo për të hyrë në jetën që vajza mund të ketë ndërtuar sot, por për të njohur fytyrën e një të vërtete për shkak të gabimeve të moshës, jo vetëm, por edhe për arsyen e ndarjes së padrejtë që regjimi i mori nga gjiri një nëne vajzën 1 muajshe. Me dashurinë e një nëne që mban të njëjtin emër si kjo ndjenjë sublime, Dashuria 59-vjeçarja nga Durrësi është në kërkim të vajzës që lindi në rrethana burgu, sikundër u burgos edhe zemra e saj…Ajo ka vendosur ta rrëfejë në “Pa gjurmë” këtë sekret që mban të burgosur zemrën e saj në kërkim të Migenës.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 06/03/2020 22:03

    Ja pra kush dhe si janë meshkujt...babai i kesaj siç thotë u martua menjehere pas të 40-ve të nënës ose të gruas së tij. U martua menjehere pse? Pse u martua? E thjeshte,...PËR MIDHJE. Mashkulli martohet për të q....ë! Kurse i dashuri i kesaj me të cilin paska Migenen as ka pjerdhur hiç.. keta janë meshkujt, bajga bajgash!

    Përgjigju
  • Kafsha: 06/03/2020 21:53

    Në boten e zhvilluar ka njerka qe e debojne femijen e tjetrit sepse eshte dobesi njerezit nje gje e tillë por ndodh rrallë në keta vende. Ndersa në vende të prapambetur si Shqiperia ky fenomen eshte në zenit. Qe e keqe shume qe tregon injorancë mesjetare!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Afro-amerikani rrihet për vdekje nga gardianët e burgut në New York (VIDEO)

SHBA/ Afro-amerikani rrihet për vdekje nga gardianët e burgut në New York (VIDEO)