Babai habit Aulona Mustën në mes të emisionit: Më ke zhgënjyer

Babai habit Aulona Mustën në mes të emisionit: Më ke zhgënjyer

Perlat Musta dhe Aulona Musta

Aulona Musta është tashmë një nga moderatoret e njohura shqiptare. Mbrëmjen e kaluar prezantuesja ka qenë e ftuar ne “Top Arena” ku krah Manushit do të intervistonte portierin legjendar të Partizanit, dhe njëkohësisht babain e saj, Perlat Mustën.

Pasi mbaroi pyetjet për futbollin Aulona e pyeti edhe për gjëra familjare.

“Të kam zhgënjyer ndonjëherë?”- i është drejtuar ajo pa e ditur se do të habitej nga përgjigjia.

“Po, më ke zhgënjyer njëherë. Kur as më njihje e as të njihja. Kjo sepse para se ti të vije në jetë unë dëshiroja të ishe djalë,”- ka thënë portieri i Partizanit.

Të dy ngelën të emocionuar kur më pas Perlati shtoi se sot është shumë krenar për të bijën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)