Pas konfirmimit të nënës, tani vjen edhe nga babai se Edison Cavani dëshiron që të bëhet pjesë e ekipit të Realit të Madridit.

Në një intervistë për mediat spanjolle, babai i sulmuesit deklaroi hapur se ëndrra e uruguaianit është që të bashkohet me Realin për edicionin tjetër.

Por në mes qëndron pengesa nga presidenti i ekipit të Napolit, De Laurentis, i cili kërkon jo pak, por 65 milionë euor për të lënë të lirë sulmuesin.

Në radarin e Realit janë edhe Levandovski dhe Suarez, por duke lënë pas polakun, mes dy amerikano-latinëve, pritet që të dominojë Cavani, i cili është më rezultativ se Suarez.



d.b/shqiptarja.com