TIRANE- Babai i Denis Alimadhit, djali i cili gjeti vdekjen në sallën e operacionit gjatë një ndërhyrjeje estetike ishte sot në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm për t'i kërkuar ndihmë që ekzaminimi mjeko ligjor i cili do të zbardhë të vërtetën e vdekjes së djalit të tij të bëhet në laboratoret evropiane.
“Erdha për t’i kërkuar ndihmë Prokurorit të Përgjithshëm që ekzaminimi i cili do të zbardhë të vërtetën e vdekjes do të bëhet në laboratoret europiane.”- deklaroi Fatmir Alimadhi.
Për të atin e djalit 11 vjeçar i cili humbi jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin francez në Tiranë në orët e mbrëmjes së të mërkurës (7 nëntor), nuk është problemi vetëm për Denisin por që fëmijë të tjerë shqiptarë të mos pësojnë të njëjtin fat si djali i tij dhe Arsela Vladi. Vogëlushja, 6 vjeçare humbi jetën po në spital.
“Ne kemi amanet të Denisit të zbardhim të vërtetën e vdekjes. Kjo na prek çdo ditë në shpirt e ndërgjegje dhe troket çdo ditë në klasën dhe në ndërgjegjen e secilit që po merret me hetimin e zbardhjes së të vërtetës. Ne nuk e ndjekim vetëm për të zbardhur të vërtetën, por që dhe fatin e Denisit dhe Arsela Vladit në Durrës të mos e kenë më fëmijët e tjerë shqiptarë. Sepse jeta është shumë e shtrenjtë”- thotë Fatmir Alimadhi, i cili me zor i mban lotët teksa flet për gazetarët përpara Prokurorisë së Përgjithshme.
DENISI VDIQ ME & NENTOR
11-vjeçari Denis Alimadhi nga Bërzhita e Tiranës, i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje estetike, pasi nuk i hapeshin kapakët e syrit. Por, gjatë operacionit diçka nuk ka shkuar mirë dhe fëmija ndërroi jetë.
Prindërit e Denisit denoncuan ngjarjen në komisariatin numër 4 në kryeqytet duke bërë me faj për vdekjen e fëmijës së tyre, mjekimin e pakujdesshëm dhe komplikacionet gjatë operacionit por sipas mjekëve vdekja e Denisit ka qenë një aksidenti, pasi medikamentet alternative nuk rezultuan të suksesshme dhe për pasojë fëmija ka pasur katër herë atak kardiak gjatë operacionit.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com