“Unë kam një djalë të mirë dhe për këtë vë duart në zjarr. Nëse ai është një terrorist atëherë unë e vras me duart e mia”.
Kështu ka thene per Huffington Post Idajet Elezi, babai i Elvis Elezit, i arrestuar gjatë ditës së sotme në Torino si një nga personat që rekrutonte xhihadistë për ti dërguar më pas tek terroristët e ISIS.

I arrestuari jetonte me babain dhe nënën e tij Liliana, në një apartament të vogël në Torino.
“Ne jemi myslimanë – thotë Liliana, mamaja e Elvisit– por unë kërkoj ndihmë nga Caritasi sepse burri im është i papunë prej disa muajsh. Italisë nuk kemi ç’ti themi më shumë se sa faleminderit”.

Idajet Elezi thotë se prej vitesh nuk flet me të vëllain, Albanin të arrestuar në Kavajë gjatë mëngjesit të sotëm nën akuzën e organizimit te rekrutimit të terroristëve të ISIS.

Bashkë me ta është arrestuar edhe një 20-vjeçar italian me origjinë nga Maroku dhe që jetonte po në Torino.

“Akuzat e ngritura ndaj tim biri janë absurde – thotë Idajeti, i cili shton se – nuk ka parrë kurrë ndonjë gjë të çuditshme, apo që të rrinte shumë në kompjuter.
Jam i sigurtë që ai nuk ka të bëjë fare me këtë histori, e as ne. Ne jemi një familje e varfër por e ndershme”.

Elvis Elezi u arrestua nën akuzën për e përfshirjes dhe rekrutimit në organizata terroriste të ISIS. 

Babai i Elezit u shpreh gjithashtu arrestimi dhe akuzat ndaj djalit të tij i duken diçka absurde. ‘Elezi është larguar nga Shqipëria dhe studionte në Institutin Teknik në Siena’, shprehet babai. 

Ai ka thënë gjithashtu, se djali i tij ka qenë gjithmonë një djalë i disiplinuar dhe asnjëherë nuk ka ndjekur ndonjë rit fetar, duke shtuar se nuk mendon se Elvisi ka lidhje me ISIS.