Babai i ish-deputetes së LSI-së mashtron banorët e një pallati në Fier

Babai i ish-deputetes së LSI-së mashtron banorët e një pallati në Fier

Firma e ndërtimit braktisë punimet e pallatit, banorët kërkojnë ndihmë pas vdekjes së njërit prej tyre tragjikisht.

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës firmën e ndërtimi A&E konstruksion në pronësi të babait të ish deputetes së LSI-së Klejdi Mehmetaj, ku pasi ka marrë lekët banorëve nuk ka përfunduar ndërtimin e pallatit, duke e lenë në gjysmë. Si rezultat i lënies së punimeve në gjysmë në gropën e lënë hapur të ashensorit humb jetën tragjikisht njëri prej banorëve.

Gjatë kohës që kryheshin punimet firma A&E konstruksion ka bërë shitjen e apartamenteve nga 2-3 herë duke i futur në konflikt banorët. Ata kërkojnë të mbyllin vetë punimet e pallatit , por askush nuk u jep zgjidhje nëse do të mund të kolaudohet pallati dhe të pajisen me certifikatë pronësie.

Banorët që jetojnë në lagjen ‘8 shkurt’ në Fier denoncojnë firmën ndërtuese se u ka lënë pa përfunduar ndërtimin e pallatit, ndërsa u ka marrë lekët e janë larguar. Pronarët që kanë ndërtuar pallatin janë tre vëllezërit Mehmetaj, dy xhaxhallarët dhe i ati i deputetes së LSI-së, Klejdi Mehmetaj.

Banorët i bëjnë thirrje ish deputetes Mehmetaj se ashtu siç ka ngritur zërin -për kundërshtarët politik mbi abuzimet e bëra, fillimisht ta fillojë nga familjarët e saj. “Ashtu sikur e ka ngritur zërin për abuzimet e mashtrimet kundrejt Bashës, Ramës Berishës që i ka quajtur hajdut, ta ngrejë zërin edhe ndaj të afërme të saj, babait dhe xhaxhallarëve që të përmbushin detyrimet” shprehen banorët. Firma ka braktisur punimet ndërsa ju ka thënë banorëve të futen në pallatin akoma të pa përfunduar, rrjedhimisht ngaqë punimet nuk kanë përfunduar banorët nuk janë pajisur me certifikatën e pronësisë siç parashikohej në kontratën fillestare midis palëve.

Zyra e Urbanistikës në Bashkinë Fier, pranon se ka bërë gabime që nuk ka kontrolluar punimet në pallat si dhe daljen e këtij pallati nga projekti i miratuar nga kjo zyrë. Sipas shefes së kësaj zyre në Fier ka shumë pallate të tilla të mbetura përgjysmë në punime dhe që kanë devijuar nga projekti fillestar. I vetmi institucion që mund t’i jap zgjidhje këtij problemi është Aluizni.

Gazetarët e Fiksit i janë drejtuar Aluiznit, Fier ku drejtori Kleo Muhametaj shprehet se ” Ne jemi duke parë gjendjen faktike të objektit. Nga pretendimet e banoreve thonë që janë braktisur nga pronari. Pas verifikimeve do shikojmë nëse është braktisur apo jo. Kjo edhe pas insistimit tuaj dhe ne interes të zgjidhjes së problemit. Direkt brenda këtij muaj do fillojmë verifikimet”.

Sipas ish pronarit të tokës z. Nebi Hoxhaj tokën e tij ia kishte dhënë për ndërtimin e një pallati firmës A&E konstruksion. Ndërtimi i pallatit ka filluar ne vitin 2009 dhe duhet të përfundonte në vitin 2011. “Kemi nënshkruar një kontratë me firmën A&E konstruksion janë tre vëllezër Fatmir Mehmetaj, Eqerem Mehmetaj dhe Agron Mehmetaj.

Fatmiri ka qenë administrator. Më vonë mora vesh se hyrjet janë shitur 2 – 3 herë. Bëmë denoncim tek krimi ekonomik, ku u arrestua Eqerem Mehmetaj, dhe më vonë u dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier me 13 vite burg, por bëri vetëm tre muaj burg dhe u lirua” tregon z. Hoxhaj. ” Dihet lirimi i tij, pasi vajza e administratorit Fatmir Mehmetaj ishte asokohe deputete e LSI-së, Klejdi Mehmeti” shton ish pronari i truallit.

Ai vazhdon shprehet se në atë kohë që u u lirua Eqerem Mehmetaj nga Gjykata e Apelit Vlorë ministër i drejtësisë ishte deputet i LSI-së, pasi ishte PD dhe LSI në pushtet. “Shumë mirë bën deputetja që denoncon Bashën, Berishën e Ramën po harron të denoncoi super hajdutin Fatmir Mehmetaj, që është babai i saj. ai dhe vëllezërit janë fajtor për humbjen e jetës së një njeriu” përfundon Z.Hoxhaj.

Në këto kushte banorët edhe pse pagesën për apartamentet e kishin bërë të plotë u detyruan të vazhdonin vetë punimet duke vënë dyer, dritare , pllaka por kanë probleme me kolaudimin e pallatit si dhe me dokumentacionin për të marrë certifikatat e pronësisë.

Banorët ankohen gjithashtu se përveç punimeve të lëna përgjysmë, firma i ka mashtruar duke e shitur një apartament nga 2-3 herë. Ilir Seitaj është njëri prej këtyre banorëve që e ka pësuar me apartamentin e tij.

“Kemi blerë një shtëpi. Na ka futur firma brenda, na ka future në sherr, hyrjet janë shitur 2 – 3 herë. Sipas kontratës firma do bënte komplet punimet. Ata na futen para kohe brenda sepse kishin bërë shitblerje 2 – 3 herë. Ne këtu vetëm do vritemi kemi dhjetë vite. Kemi hedhur lekët për ndërtimet brenda. Tani ka mbetur vetëm kallashnikovi e të bëjmë vetëgjyqësi. ’97 e paguam, tani kemi ’97-ën e dytë në 2019” shprehet z. Seitaj./ Top Channel

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leshlija: 03/07/2019 12:40

    Parate qe ju ka çvatur i ati qytetareve te pallatit ja ka paguar fallxhores per te bere dhembçakallen injorante deputete me liste se votuesit nuk e zgjedhin kurre po te jete pa liste

    Përgjigju
  • raul: 03/07/2019 11:26

    amon mos na e nxirrni kete shpifarake dhembcakalle se na tremben femijet se u del ne enderr si cakall. deputetja me shpifarake e planetit, e promovuara e presidentit Habib Burgiba

    Përgjigju
  • robi: 03/07/2019 10:36

    A doni me te dini per kete Kejdi Veshllapushja , kembeshtrembeta e leshitlikes qe u promovua qysh 18 vjece per deputete dhe lef cdo nate si bibe neper ekrane me ato dhembet qe ta shpifin, se kjo laraske me shkolle te mesme i ka mbetur leshitlikes te cilen e ka zgjedhur dhe antare te byrose politike te komitetit qendror te cizmepartickes ( me 25 antare kryesie dhe me gjithsejt 190 antare leshelije ne gjthe vendin) se leshitlikes, te leshitmarikes,,,,

    Përgjigju
  • Leshlija: 03/07/2019 09:57

    Cfar kafshesh perfaqesonin kete popull

    Përgjigju
  • Jojo: 03/07/2019 07:06

    Jooooo, s'ka mundesi, Kejdi rrjedh nga nje familje shkencetaresh dhe filozofesh, me orientim social-demokrat dhe konservator te thekur!

    Përgjigju
  • PESHK REXHEP LEKA [ KEPI ]: 03/07/2019 07:00

    Dhëmbaçja keti fundërrina mehmetsj vika nga familje hajdutësh e mashtrusësh. Po kjo fundërrin pse nuk reagon e tju kthej lekët njërzve hallexhi apo dhe ksaj si buçes monika i pëlqejn lekët e vjedhura. Po Arta Marku çfar bën që se plas brënda këtë babajn e ksaj monstre. Po dhe kta banor kan faj që se marin dhëmbaçen keti mehmetaj peng e ti shkërdhejn nënën e babën bashk e dhëmbaçen qelbësir. Shikoni se çfar njërzish ka monika qelbësira fshatare reth vetes.PTY RAC E KEQE.

    Përgjigju
  • Ariu: 03/07/2019 06:58

    M...i ati M.... e bija M... ai që bëri të atin..

    Përgjigju
  • Ndertues: 03/07/2019 04:57

    Familjaret e viktimes te kerkojne demshperblim per vdekjen e te afermit, pasi vdekja vjen per pasoje te kushteve teknike te objektit. Nderkohe urbanistika duhet te jete pergjegjese per moskryerjen e kontrollit. Demin ekonomik kush e paguan?

    Përgjigju
  • turi: 03/07/2019 03:30

    pse nuk pronocohet bisbiqa e mones

    Përgjigju
  • Fory: 02/07/2019 23:57

    Po i del boja plehrave te LSI

    Përgjigju
  • Hinglateri: 02/07/2019 23:56

    Dhia gjen strehe ke LSI-ja

    Përgjigju
  • Reli brace: 02/07/2019 23:42

    Fatmiri esht burr i mire dhe i ndershem dhe nuk ka lidhje me ket ngjarje , kjo gje eshte thjesht per ti prishur imazhin fatmirit .. te gjith e din qe ket katraur e kan ber vellezerit e tij .. cdo njeri le te mbaj pergjegjesit e tija.. mos i hidhni balt njerezve te ndershem.kjo eshte e verteta .. fajtoret te denohen.

    Përgjigju
    • tomi: 03/07/2019 09:49

      @Reli Brace, Na çudisni ju njerzit me trurin off line dhe me gojen si shpedhe. Ç’lidhje ka kjo qe thoni ju? Keni nje intrerpretim sportiv te fjales ndershmeri, sepse keto qe thote artikulli nuk i bejne njerzit e ndershem dhe te mir. Ne Shqipëri duhet te mesohemi nje here e per gjithmon qe nuk mund te mbrohet i pa mbrojturi. Eshte nje nga pergjegjesit e kesaj ndermarje?? .... dokumentat thojne Pooo, atere te pergjigjet per te gjitha veprimet e paligjshe qe ka kryer ndermarja qe ai eshte bashke pronar. Pastaj mos harroni, qe nga mos kryerja e detyrimeve te kesaj ndermarje ka vdekur dhe nje njeri.

    • Tuçi: 03/07/2019 09:01

      Ai ka qenë administratori mir mir ti. Plus është dënuar.

    • Ehhhhh: 03/07/2019 08:49

      Ai mund te jete i mire. Po sic ja ben ajo cakallja qe ka ne shpi te tjereve po ja kthejn reston

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë