Rikthimi i Metës në krye të LSI? Mehmetaj për Report Tv: Kur të vijë në shtëpinë politike që krijojë do të zhvillohen zgjedhje! Andoni: LSI-së i mungon identiteti

"Meta do të rikthehet në shtëpinë e tij politike, në atë që themeloi, LSI", ishte kjo deklaratë e nënkryetares së LSI Kejdi Mehmetaj në "Studio Live" në Report Tv për gazetaren Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj.

Ajo tha se presidenti do të rikthehet në LSI pas përfundimit të mandatit të tij në korrik të vitit 2022, ndërsa theksoi se çdokush që aspiron të jetë në krye të LSI do të duhet të kalojë në zgjedhje

"Mandati i presidentit mbaron në korrik të vitit të ardshëm dhe Meta do të rikthehet në shtëpinë e tij politike, në atë që ai themeloi në LSI. Kushdo që do të vijë në LSI dhe të bëhet kryetari i saj do të kalojë në një proces zgjedhor.", tha ajo për Report Tv.

Mehmetaj tha se gjithë këto kohë LSI ka qenë duke reflektuar mbi vendimet që ka marrë ndër vite, duke shtuar ajo çka do të ndodhi në vazhdim "janë zgjedhjet".

"Arsyeja përse LSI është në qetësi, është pikërisht sepse kemi reflektuar, kemi zgjedhur të reflektojmë. Ajo çfarë do të ndodhi në vazhdim janë zgjedhjet, pasi të gjithë jemi në mandatë të përfunduara.  Shpesh duke qenë partia e tretë jemi përfshirë në vorbullën e partive të mëdha, por tani do të vijmë më të ridimensionuar.", tha ajo.

Nënkryetarja e LSI pranoi se për partinë zgjedhjet e fundit ishin një desfatë, por sic theksoi ajo ndonjëherë disfatat  shndërrohen në oportunitetet.

"LSI përtej disfatës në këto zgjedhje, ka një bazë shumë të madhe votuesish, është një parti që kalkulohet në çdo rast dhe zë vendin e saj. Ndonjëherë edhe ato që duken si disfata mund të kthehen në oportunitete shumë të mëdha.", tha ajo.

Analisti Ben Andoni, duke folur rreth situatës së vështirë të partisë tha që ajo cka i mungon LSI është mungesa e identitetit.

"LSI ka kredite të munguara tani, nga zgjedhjet që kanë bërë, njëherë me njërën parti, njëherë me tjetrën. Nuk mund të largohet Pëllumb Xhufi, nuk mund të largohet Klosi, nuk mund të largosh të ndjerin Sabit Brokaj, nuk mund të largosh njerëzit që ishin si margaritar për këtë parti, ishin vitrina e saj. Ajo që i mungon LSI sot është përcaktimi i identitetit. Kejdi tha që kemi shtresën e mesme në fokus, ajo është më e madhja, mendoj që kjo është fuga e vetme për LSI. LSI tani është në një moment shumë të vështirë.", tha Andoni.

J.GJ./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emri: 28/12/2021 23:54

    ishalla behet kryetar i LSI qe te zhytet kjo parti hajdute e fantazem si PD kur te dale non-grata

    Përgjigju
  • Keli: 28/12/2021 22:09

    Haha kthehet hajduti Meta!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër