'Presidenti Ilir Meta ishte pengesa e fundit e Ramës që të realizonte planet e tij në kurriz të shqiptarë'. Kështu thotë për Report Tv ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj, e cila shkarkimin nga Kuvendi të presidenti për shkelje të rënda ligjore e cilëson qesharak. Mehmetaj thotë me tej se edhe vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese kanë rrëzuar të gjitha qeverinë. Ish-deputetja e LSI mendon se Gjykata Kushtetuese do të ruajë integritetin e saj sa i përket vendimin për presidentin, duke shtuar se këtu do të vendosë balancat

‘Ka mbajtur shumë herë qëndrime për shkarkimin e presidentit. Për ne ishte e kotë të rifilsnim për atë maskaradë që u zhvillua në parlament që ishte një zgjatimi gjithë sjelljes që pati Edi Rama para zgjedhjeve të 25 prillit. Meta me ç’duket me detyrën e  tij si president dukej si pengesa e fundit që kishte Edi Rama të realizonte ato plane që kishte Rama në kurriz të shqiptarëve. Po të shohësh vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë rrëzuar qeverinë. Ajo ishte një beteje e Ramës personale me Metën dhe presidentin. Disa persona anonime votuan në parlament pasi sovrani ka folur dhe të marrin një vendim për një gjë kaq të rëndësishme, besoj ishte e pakuptimtë. Gjykoj se si për vendime e tjera Gjykata Kushtetuese do të ruaj integritetin e saj, dhe të themi se këtu do të vendosë balancat. Janë aq qesharakë me shkarkimin. Kushetuesja besoj do të japë një vendim të drejtë. Besoj nuk do të ketë ndryshim në rastin e Gjykatës Kushtetuese për këtë luftë të Ramës me Metën.’- tha ish-deputetja e LSI.

E pyetur në lidhje me garën e LSI-së në zgjedhjet 25 prillit, Mehmetaj tha se LSI kandidoi me figura të reja, me idenë se ka ardhur koha dhe momenti që Shqipëria të ndërtonte një klasë te re politike, por Shqipëria nuk ishte gati. Sipas saj, beteja tjetër do të jetë një betejë e menduar më mirë nga ana organizative, por edhe nga ana për t’u përballur me pushtetin në aksionet e ardhshme.

‘LSI në këto zgjedhje kandidojë me figura të reja, me idenë se ka ardhur koha dhe momenti që Shqipëria të ndërtonte një klasë të re politike, por siç duket Shqipëria nuk ishte gati dhe ne duhet të kishim zgjedhur në qasje tjetër, beteja tjetër do të jetë një betejë e menduar më mire edhe nga ana organizative por edhe nga ana për t’u përballur me pushtetin në aksionet e ardhshme.’- tha Mehmetaj.