FIER - Ledjon Muçaraku, 29 vjeçari nga Fieri, që në harkun e 7 viteve ka mundur që nëmpërmjet mashtrimit t'u përvetësojë shuma të konsiderushme parash rreth 900 shtetasve, është një fëmijë i birësuar nga familja Muçaraku në fshatin Grykë të këtij rrethi.

Ky fakt konfirmohet nga babai i tij, Nasi Muçaraku, i cili teksa shton se bashkë me gruan jetojnë në kushte të vështrira ekonomike, pohon se nuk ka dijeni për aktivitetin e të birit. Sipas tij familja mbijeton vetëm më bujqësi, ndërsa i riu prej kohësh nuk vjen në shtëpi.

“Atë e kam djalë të birësuar. Nuk jam në dijeni të aktivitetit të tij. Ai nuk vjen prej kohësh në shtëpi. Kam dëgjuar shumë se ka mashtruar shumë njerëz.” shprehet Nasi Muçaraku

nasi, ledjon macaraku
(Në foto: Majtas, Nasi Maçaraku dhe djathtas, djali i tij Ledjon Maçaraku)

Djali i Filip dhe Florida Kuqit nga fshati Topojë, është një nga viktimat e mashtruesit, 29 vjeçar, i cili pasi i ka dhënë në shumë prej 300 mijë lekësh të vjetra borxh, i ka kërkuar atij 2 milionë lekë dhe më pas çështja ka shkuar në gjykatë.

Ndëkohe i biri i Elvira Priftit, nga fshati Sheqmarinas është një tjetër viktimë e Ledion Muçaraku. Ai gjatë kohës kur shihte student i ka marrë 29 vjeçarit borxh një shumë prej 100 mijë lekësh të vjetra, ndërsa më pas atij i është kërkuar shumë prej 1 milionë lekësh të vjetra. Çështja ka kaluar në gjykatë, ku studenti është dënuar me tre muaj burg, ndërsa ka apeluar këtë vendim në gjykatën e Vlorës.

Nëna e tij me lot në sy i bën apel drejtësisë të zbardhë këtë çështje.

“Ai i dha djait tim 100 mijë lekë të vjetra dhe e e denoncoi në polici sikur i kishte 1 milionë lekë të vjetra. Djali im, student në Tiranë, u dënua me tre muaj burg. Aktualisht çështja është në Gjykatën e Apelit në Vlorë.” shprehet Prifti.

Ndërkohë për banorërt e fshatit 29 vjeçari ishte një njeri i qetë dhe jo problematik. Ledjon Muçaraku akuzohet se ka mashtruar rreth 900 persona. I akuzuari pasi iu jepte para borxh studentëve e biznesmenëve, ua merrte përsëri më pas dorazi dhe në fund i hidhte në gjyq, duke i akuzuar pikërisht për moskthim të parave. Shumat e mashtrimit shkojnë deri në 250 mijë euro.

elvira prifti me logo
(Në foto: Elvira Prifti)

Ditën e djeshme Drejtoria për Krimin Ekonomik e Financiar në  Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier, në kuadër të  operacionit të koduar “Gravata e Zezë”, bënë të mundur arrestimin e  Ledjan Muçarakut, 29 vjeç.

Sipas policisë ai ka mashtruar rreth 900 në 7 vitet fundit, me një skemë të veçantë mashtrimi si fajdexhi, pasi u merrte lekët që u jepte ai i denonconte më pas duke ngritur padi civile për të marrë lekët e tij, deri tani janë zbuluar 900 kontrata që varionin nga 9000- 250.000 euro. 

Pas një hetimi 5-mujor policia zbuloi skemën e tij të mashtrimit, Muçaraku lekët që kishte dhënë hua përmes akteve noteriale ua merrte në dorë huamarrësve. Më pas me dokumentet që dispononte dhe me llogarinë e tij personale, ku provonte mos derdhjen e lekëve, denonconte huamarrësit se gjoja nuk i kishin paguar.

Pre e mashtrimit të tij ishin biznesmenë dhe individë nga Fieri, Vlora, Berati, Lezha, Durrësi, Tirana, Kruja, Lezha, Laçi, Mamurrasi, Burreli, Kukësi, Kavaja, të cilat sipas policisë janë mbi 900 kontrata të tilla me vlera nga 9000 deri në 250.000 euro.

Sipas policisë arrestimi i Muçarakut është realizuar pas vendimit Gjykatës së rrethit Gjyqësor Fier, e cila caktoi masën e sigurisë arrest në burg për 29-vjeçarin.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)