Dukesha e Sussex, Meghan Markle, solli në jetë fëmijën e parë të saj ditën e djeshme. Në një deklaratë për median Princ Harry tregoi gjithë lumturinë e tij për pasardhësin e sapo ardhur në jetë.
Teksa kryesojnë vëmendjen e medias, një reagim për këtë ditë të lumtur ka bërë dhe babai i dukeshës, i cili deri më tani ka qenë mjaft konflikutal me famljen mbretëore pas deklaratave të forta kundër së bijës.
"Jam shumë i lumtur të dëgjoj se nëna dhe fëmija janë mirë. Jam shumë krenar që nipi im është një pjestar i monarkëve britanikë dhe jam i sigurtë që do të rritet për ti shërbyer në mënyrën e duhur kurorës dhe qytetarëve anglezë, me dinjitet, përulësi dhe nder. Zoti e bekoftë fëmijën dhe i uroj shëndet, lumturi, dhe urimet më të mira për vajzën time të dashur, dukeshën Meghan dhe Princin Harry dhe Zoti e ruajttë mbretëreshën!"- tha babai i Meghan për "The Sun".