Babai i Ramazan Rrajës: Neritan Nallbati e ka me familjen tonë, është i paguar nga grupet kriminale

 

Babai Ramazan Rrajës, Xhelal Rraja në një prononcim për gazetarët para drejtorisë së policisë u shpreh se nuk ka dijeni se pse djali i tij është shoqëruar. Ai pohoi se djali i tij lëviz me një makinë të blinduar, por kjo nuk është arsye që ai të ndalohet. Xhelal Rraja ka akuzuar drejtorin e policisë kriminale, Neritan Nallbati, se është i paguar nga struktura të krimit që kur ishte drejtor në Durrës, dhe e ka personale.

‘Edhe kur ka qenë drejtor police ka marrë rrogë dhe i vjen rruga në shtëpi. Ajo ngjarje është vazhdim i kësaj që po them shpifje. Është sqaruar ka dhënë dëshmi janë verifikuar gjërat dhe nuk është asgjë e vërtetë. Nëse djalit tim do to faktohet gjëja më e vogël ai të përgjigjet. Nuk është në kërkim policor. Ka dy orë që rri këtu dhe nuk më ka sqaruar njeri se pse është shoqëruar. Është e vërtetë që lëviz me makinë të blinduar pse duhet të ndalohet për lëvizje më makinë të blinduar. Makinën e kam unë me letra.’- u shpreh Xhelal Rraja.


Lajmi kryesor:

Policia kontrolle për makinat e blinduara në Kodër-Kashar, shoqërohen Ramazan e Rexhep Rraja, nipi e djali i deputetit të PS! Babai i tij akuza drejtorit të Policisë Kriminale


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë