TIRANË - Babai i një prej të arrestuarve këtë të mërkurë me Ismail Morinën, thotë se akuza e moskallëzimit të krimit që rëndon ndaj djalit të tij 21-vjeçar është e padrejtë.
Ai ka shkuar të takojë djalin në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndërsa në një prononcim të shkurtër për mediat tha se djali, Denis Balla e ka takuar Ballistin rastësisht në rrugë dhe kanë diskutuar për ndeshjen Shqipëri-Serbi që luhet në 8 tetor në Elbasan Arena. Ai tha se djali i tij e ka takuar Morinën në trotuar ndërsa makinën e kishte të parkuar, dhe se nuk kishte dijeni që ai mbante armë pa leje.
Sipas deklarimit të tij për mediat, edhe policia kishte rënë dakord me pretendimet e djalit Denis Balla i cili studion për infermieri.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com