Babanë ia vranë, vetë u plagos rëndë! Kush është Gjin Guri: Nga tritoli në lokal, te përplasja me armë me policinë në operacionin anti kanabis

Babanë ia vranë, vetë u plagos rëndë! Kush është Gjin Guri: Nga tritoli në lokal, te përplasja me armë me policinë në operacionin anti kanabis

Gjin Guri

1695836599_gjinguri.jpg

Gjin Guri i cili ka mbetur i plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri këtë mbrëmje në Dukagjin nuk është një emër i panjohur për autoritetet pasi është arrestuar më herët për disa vepra penale. 

Ai ka qenë i dënuar me 7 vite burg për kanosje dhe armëmbajtje pa leje. Në 2021 i është vendosur një sasi tritoli në lokalin e tij.

Në vitin 2015, Gjin Guri ka shkëmbyer zjarr me policinë në një aksion anti-kanabis në parcelat me kanabis në Njësinë Shosh në Dukagjin.Asokohe. Ai dyshohej si kultivues i kanabisit, dhe për të shmangur kontrollet në parcelat e tij, qëlloi drejt efektivëve. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar nga të shtënat. Gjatë aksionit u arrestua nga policia në banesën e tij në fshatin Shosh të Dukagjinit, pas një operacioni të mirëorganizuar nga forcat e rendit dhe FNSH e Shkodrës. Guri akuzohej për "Prodhim dhe mbajtie pa leje te Armeve luftarake" dhe "Kanosje".

 “Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me grupet e FNSHsë Shkodër, mbi bazën e një plani operacional të mirorganizuar bënë të mundur kapjen në banese te personit të shumëkërkuar në fshatin Shosh, Dukagjin, shtetasin Gjin Guri, 38 vjeç”, njoftonte Policia më 27 shtator 2015.

Gjin Guri figuronte edhe në listën e 10 personave të shpallur në kërkim si i dyshuar se ka qëlluar me armë ndaj helikopterit të Policisë, në operacionin e parë antikanabis në këtë zonë. Pasi është liruar nga burgu ka vijuar aktivitetin me lokalin e tij ndërsa bën edhe rrugën Shkodër-Dukagjin dhe anasjelltas me furgon pasagjerësh.


Lajmi kryesor:

EMRAT/ Atentat në Dukagjin, vritet babai, plagoset rëndë i biri! Shkak konfliktet për kanabisin! Shënjestra i dënuar më parë, në 2021 i vendosën tritol


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?