Tragjedia në plazhin Vilë-Bashtovë, ‘arrest shtëpie’ për administratorin e plazhit! Nika: U mbytën në plazhin publik, u përpoqa t'i shpëtoja

Gjykata e Durrësit ka liruar këtë të enjte, Pëllumb Nikën, administratorin e plazhit privat në Vilë-Bashtovë, ku u mbytën të dielën Elvis Halilaj dhe dy djemtë e tij. Para togave të zeza, Nika, ka pretenduar se familja Halilaj qëndronte në hapësirën e plazhit publik, megjithëatë, ka bërë përpjekje për ti shpëtuar kur ka parë se po mbyteshin në det.

“Bovat nuk i vendosim ne, por e cakton bashkia Rrogozhinë hapësirën ujore që i përket çdo plazhi dhe thellësinë ku të vendosen. Unë rrezikova jetën time dhe e kisha një flamur të kuq, po edhe 10 vrojtues të ishin nuk do bënin dot gjë. Nga ana njerëzore, kur pashë që nuk po futej njeri, ma dha Zoti dhe u futa me kajak. Po u fundosa. Zonën ku vdiq i ndjeri dhe fëmijët e ka nën administrim bashkia. S’do të doja kurrë të ndodhte një gjë e tillë”.

Të njëjtën gjë artikuloi dhe avokati në seancën për masën e sigurisë, duke deklaruar se fatkeqësia nuk ka ndodhur në hapësirën detare përballë plazhit privat. Avokati kërkoi vleftësimin e paligjshëm të arrestit në plazh dhe caktimin e masës “detyrim paraqitjeje”. Ndërsa prokuroria kërkoi vleftësimin e ligjshëm dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me akuzat “Vrasje nga pakujdesia” dhe “Shpërdorim detyre”. Sipas akuzës me lidhjen e kontratës për të ofruar shërbime në plazh, subjekti privat merr një funksion publik. Gjykata pasi dëgjoi palët, caktoi të ligjshëm arrestimin dhe masën “arrest shtëpie” deri në përfundim të hetimeve.

Tragjedia e Vilëbashtovës në Rrogozhinë u shënua të dielën në mesdite, ku Elvis Halilaj nga Tirana dhe dy djemtë e moshës 13 dhe 17 vjec u mbytën në detin e trazuar me dallgë. Policia gjeti në çadrat e plazhit privat ”Dream Beach” që administrohet nga Nika, sendet personale të viktimave. Sipas policisë dhe prokurorisë, administratori nuk kishte marrë masa për sigurimin e jetës së plazhistëve, nuk garantonte shërbimin me vrojtues plazhi gjatë gjithë kohës dhe nuk kishte pajisur me sinjalizim dhe kufizim me bova të hapësirës ujore, pjesën e plazhit që kishte marrë me qira nga Bashkia Rrogozhinë.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Martin: 13/07/2023 19:46

    Ca pune ka ky i shkreti, ka pagu per token shfrytzim plazhi dhe ato shume fatkeq u mbyten ne det, por ishin ne zone neutrale jo ne administrimin e Pellumbit, se gjithe plazhin smund ta mbaj i vetem nen mbikqyrje. Ngushellime familjes, ska fjale.. vetem kujdes njerez Jo ne det pa u siguruar per te gjitha kushtet sepse deti ndryshon Dhe ka batice e sbatice e dallge sju ruan njeri pervec vehtes..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm