Babai me pamjen më të frikshme
30 mijë £ për t’u dukur si Red Skull

Babai me pamjen më të frikshme<br />30 mijë £ për t’u dukur si Red Skull
Henry Rodriguez është babi i një djali tre vjeçar të quajtur Aarón.

Por ai gjithashtu është një njeri që ka shpenzuar 30 mijë paund për të bërë modifikime të fytyrës për t'u dukur si personazhi i Red Skull, një personazh në librat komik amerikan të publikuara nga Marvel Comics.

Shtatë viteve të fundit ai ka ngjyrosur sytë me bojë të zeze, ka bërë disa si ‘gunga’ në ballë por edhe duke bërë disa modifikime dhe në hundë.
Transformimi i tij erdhi pasi u takua me Emilio Gonzalez, një student i mjekësisë i cili braktisi shkollën dhe iu dedikua tatuazheve dhe kirurgjisë ekstreme në trup.

"Unë e fillova këtë projekt rreth shtatë vjet më parë. Unë kam kërkuar për ta kthyer veten time në këtë karakter të mahnitshëm komik që e kam admiruar vërtetë që kur kam qenë e vogël. Mendoj se kam ngjashmëri në karakter me të. E vetmja që nuk kam ngjashmëri me të është ideologjia naziste",  tha Henry Rodriguez.

Rodriguez ka bërë shumë modifikime në fytyrën e tij, në pjesën e ballit dhe për këtë atij i është dashur rreth 2 vjet për ta përfunduar si proces pasi e ka realizuar me disa faza. Pamja e Henryt tërheq shumë vëmendje por ai shprehet se nuk i interesojnë aspak reagimet e njerëzve në rrugë për aq kohë sa djali i tij e ka pranuar atë.  

"Njerëzit bëjnë reagime nga më të ndryshmet, ndonjëherë qesharake, dhe nganjëherë të çuditshme, por ne jemi këtu për t’i edukuar njerëzit. Nuk ishte e lehtë për familjen tim që të pranojnë mënyrën e jetesës që kam zgjedhur, por ato janë familja ime, një pjesë e imja dhe ata janë mësuar me këtë gjë”, është shprehur ai.

Djaloshi është shprehur se ndihet shumë mirë me këtë pamje dhe se nuk do të donte ta ndryshonte për asgjë dhe për askënd.

red skull
(Henry Rodriguez me djalin e tij Aarón)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)