SHKODER - Ekzekutimi i djeshëm i 52-vjeçarit Enver Barbullushi në lagjen "Bahçallëk" të Shkodrës, në fakt ka pasur për objektiv të afërmin e tij, i cili mbeti i plagosur së bashku me djalin 25-vjeçar të viktimës, nga breshëria e kallashnikovit nga autori, ndërsa në vendngjarje janë gjetur 14 gëzhoja model 56 mm.
Korrepondenti i A1 REPORT në Shkodër, Elvis Nabolli, ka sjellë detaje rrënqethëse nga ky krim. Sipas dëshmive të marra nga personat që kanë qenë në lokal në momentin kur është lëshuar breshëria e automatikut, mësohet se djali i viktimës, t’i jetë lutur autorëve “Aman mos na qëlloni”. "A1 Report" siguron foton e 52-vjeçarit Barbullushi, i cili u vra dje në Shkodër.

(Në foto: 52-vjeçari Enver Barbullushi i ekzekutuari i djeshëm)
Si ndodhi vrasja dhe si u qëllua gabimisht 52-vjeçari për të shpëtuar të birin
Një ditë pas vrasjes, blutë e qytetit verior kanë sqaruar skemën e krimit, sipas dëshmive të mbledhura nga personat e ndodhur në lokalin e karburantit ku u qëllua për vdekje Barbullushi.
Kanë qenë katër persona, të cilët me një automjet tip Wolswagen me targa Italiane janë futur brenda pikës së karburantit, ndërsa njëri prej tyre ka qëlluar me kallash në drejtim të 46-vjeçarit Nezir Shega, i cili ishte ulur në lokal në një tavolinë me kushëririn e tij, Samet Barbullushi, 25 vjeç, njëherësh djali i viktimës.

(Në foto: Karburanti ku ndodhi vrasja)
Shega fatmirësisht ka mundur t’i shpëtojë vetëm me plagosje plumbave duke u shtrirë në lokal, ndërsa autori i krimit nuk është ndalur me kaq, por ka tentuar të hyjë brenda lokalit për ta qëlluar përsëri. Kjo skemë është parë nga Enver Barbullushi, i cili mendoi se autori do të qëllonte djalin e tij. 52-vjeçari, i cili në atë moment ndodhej pranë pikës së karburantit është ngjitur në lokal dhe është përleshur me autorin, në tentativë për ta ndaluar të qëllojë në drejtim të të afërmve të tij. Në këtë moment nga automjeti Wolswagen ka zbritur një tjetër person dhe ka qëlluar me pistoletë në kokë 52-vjeçarin Barbullushi, ndërsa në këtë situatë ka ndërhyrë edhe djali i tij 25- vjecar, i cili është qëlluar nga përsoni i dytë disa herë, duke mbetur i plagosur.
Për pasojë ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital 52-vjeçari Enver Barbullushi, ndërsa djali i tij Samet Barbullushi dhe i afërmi Nezir Shega janë dërguar në urgjencë në spitalin rajonal ku edhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Autorët braktisën dhe dogjën makinën pas krimit
Ndërkaq pak minuta pas kryerjes së krimit autorët kanë djegur automjetin me të cilin kanë kryer krimin pranë fshatit Mali i Hebajve në komunën e Berdicës vetëm 3 km nga vendi i krimit. Edhe pse grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje, gjetja e provave ka qënë e pamundur pasi zjarri ka shkrumbuar gjithcka, ndërsa autorët kishin prerë edhe numrat e shasisë së automjetit.

(Në foto: Makina e autorëve e braktisur dhe e djegur në malin e Hepajve)
Nga sa bëhët e ditur automjeti i përdorur nga 4 autorët e krimit ishte blerë përpara një jave në Thumane. Nga ana e policisë janë identifikuar autorët e ngjarjes por për efekt të hetimeve nuk jepet identitetit i tyre.
*Shkrimi u publikua fillimisht më 6 Qershor, ora 21:10 dhe u përditësua sot
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Policia sekuestron kamerat e sigurise se karburantit
Kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë skenën e vrasjes, që ndodhi mbrëmë në lagjen Bahçallëk në Shkodër, ku mbeti i vrarë Enver Barbullushi, ndërsa u plagos djali i tij dhe një i afërm i tyre. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe nga veprimet e para hetimore mësohet se objektiv ka qenë Nezir Shega, kushëriri i Barbullushit.

FOTO