'Babale 2'

'Babale 2'

Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe Elvis Vladi, i shpallur në kërkim

Vëllai i dy personave të shpallur në kërkim për pritjen e rreth 4 milionë eurove me “Toyota Yaris”, është njeri i afërt politikisht dhe personalisht me Lulzim Bashën. Përveçse komisioner i Partisë Demokratike në zgjedhje, ai është më shumë se aq. Është nga ata që Lulzim Basha i pret në zyrë të tij dhe fotografohet.

Nuk është një foto e rastësishme në rrugë si Ben Blushi me Lul Berishën. As ndonjë foto në fushatë elektorale, ku dikush do të pozojë me ty dhe ti nuk e di kush është. Është dikush që e ka ftuar në zyrën e tij dhe ka dalë fotografi me të në shenjë respekti.

Pra, është njeri i Lulzim Bashës, ashtu si dy vëllezërit e tjerë trafikantë. Nëse kontrollon faqet e tyre në Facebook, e shikon se ata janë miq të anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD, kanë biseda publike me ta dhe është shumë e qartë që janë pjesë e një rrethi politik konfident me Lulzim Bashën.

Tani, nëse do ishim në një vend normal, me drejtësi të pavarur nga politika, prokurori i çështjes duhet të trokiste në derën e Lulzim Bashës. Por prokurori ka goditur vëllai i Bujar Nishanit, i cili është duke e përcjellë çështjen tek Krimet e Rënda.

Normalisht, nëse një lider politik, i afërt politikisht dhe personalisht me një rreth trafikantësh që pastrojnë para, dekonspiron publikisht një aksion zyrtar të policisë, ai është duke u dhënë sinjal njerëzve të vet të ruhen, se policia po i ndjek.

Ky është versioni më i ftohtë dhe ligjor që duhet të çojë në pranga Lulzim Bashën.

Por personalisht dua ta shfajësoj Lulzim Bashën dhe besoj tek një skenar pak më banal, që i përngjan “Babale 2”. E gjitha çfarë ka ndodhur ishte se më 20 qershor, policia ka marrë njoftim zyrtar nga shërbimet partnere për ngarkesën në makinën “Toyota” dhe më 21 qershor, një oficer i Shërbimit Informativ, edhe pak për t’iu servilosur Lulzim Bashës, ja ka raportuar atij, duke e sheqerosur me emrin e Taulant Ballës. Kjo i ka shijuar Bashës dhe atë ditë në Kuvend ka akuzuar Ballën se “po vjen një Toyota me 1.5 milionë euro për ty”.

Kur policia finalizoi aksionin, edhe pse trajleri ndërroi port nga Ankona në Bari, u pa që u gjetën 3.7 milionë euro në dy “Toyota” dhe se si dërguesit dhe pritësit e mallit, janë njerëz të lidhur me rrethin më të ngushtë të Lulzim Bashës, nga qendra e Kamzës, ku pi kafe Mziu me dibranët e Lulit, deri në Lurë. Janë njerëz që shfaqen në shoqërinë e njerëzve të afërt politikë të Bashës, që mbulojnë Dibrën dhe Kamzën, dhe të mirëpritur në zyrën e tij.

Versioni më shfajësues për Bashën, është që ka rënë në kurthin e “Babales” së SHISH, siç ra në kurthin e Babales së Salianjit, dhe ka dalë si idiot dy herë para shqiptarëve, me një histori të shëmtuar kove plot baltë e urinë, që tani i është derdhur në kokë të tij.

Pra, nëse duam ta shfajësojmë Bashën nga akuza e pastrimit të parave dhe tellallit publik të mafias, duhet ta konsiderojmë idiot, që tallen trafikantët. Kjo së paku e shpëton nga burgu, por duhet ta nxjerrë nga politika. Version i parë serioz e çon drejt e në burg, si lajmëtar i mafias, që nxiton të çojë fjalë se janë në pritë të policisë. Ai të zgjedh kë të dëshirojë, pasi këtë javë besoj Prokuroria nuk duhet ta lërë me kaq këtë punë, por më leverdi ka të dalë budalla e të iki nga politika, se e bëri qesharake atë parti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Janaqi: 03/07/2018 00:52

    SA PARA MORI MERO BAZE PER KETE ARTIKULL BABALE 2 MEROS. I MBETI DOPJO GJASHTA NE DORE ITALJANET NUK E PRUNE EKSPERTZEN E ZERIT RAMA DO TA COJE NE ANGLI NUK ESHTE E TURPESHME PER TY Z MERO QE TRUBULLON POPULLIN ME SHKRIME TE TILLA QE FSHEHIN RALITETIN TE SHIKOJME CDO TE NDODHE

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 28/06/2018 22:18

    Po pse kush e bon te mençur Bashen? Ai nje ko**kanari eshte.

    Përgjigju
  • Shunden-Bunden: 28/06/2018 22:15

    Hej sa babale do dalin sa e kane bere PD bole krejt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?