‘Babale’/ Salianji mungon në seancën e sotme në Apel: Jam në Indonezi! Gjyqi shtyhet për në 12 qershor

‘Babale’/ Salianji mungon në seancën e sotme në Apel: Jam në Indonezi! Gjyqi shtyhet për në 12 qershor

Ervin Salianji

Deputeti i opozitës Ervin Salianji nuk është paraqitur as në seancën e ditës së sotme në Gjykatën e Apelit për procesin që po mbahet ndaj tij për dosjen 'Babale'.

Gazetarja e Report tv Keti Banushi raporton se trupi gjykues ka lexuar kërkesën e bërë nga Salianji për shtyrje të gjyqit ndërsa argumenton se ndodhet në Indonezi më një aktivitet, madje ka paraqitur dhe biletën e fluturimit. Në këto kushte seanca është shtyrë për datën 12 qershor ora 10.30.

Në Apel Salianji kundërshton dënimin me 1 vit burg dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor të vitit 2019, pasi u shpall fajtor për akuzën e “kallëzimit të rremë”.

Ndonëse u dënua me burg, ai nuk shkoi ne qeli, pasi u hetua dhe gjykua pa masë sigurie. Vendimi i Shkallës së Parë për 100 orë punë në interes të publikut është ankimuar edhe nga i bashkëpandehuri në këtë çështje, gazetari Jetmir Olldashi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Anglia i falet Bellingham, 'Tre Luanët' mposhtin 0-1 Serbinë

Euro 2024/ Anglia i falet Bellingham, 'Tre Luanët' mposhtin 0-1 Serbinë