U arrestua për kalim të paligjshëm kufiri, 'Babalja' në Kosovë: Dua azil, në Shqipëri do më vrasin 

Autoritet në Prishtinë kanë marrë në pyetje "Bashkëpunëtorin X" të PD, Albert Veliun 24 orë pasi ai kërkoi azil në Kosovë. Një burim nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës që shqyrton kërkesat për azil i tregoi Report TV atë çfarë ka deklaruar Albert Veliu. 

“Kam frikë për jetën. Nëse me ktheni në Shqipëri do të më vrasin”.

Albert Veliu kërkon azil

Ky ka qenë deklarimi Albert Veliut që përbën edhe bazën e kërkesës për azil. Së bashku me të birin ai është duke u mbajtur në qendrën e azil kërkuesve.

Drejtoria për Migrim dhe të Huaj në Policinë e Kosovës është duke shqyrtuar kërkesën për azil të Albert Veliut, nëse ajo është në përputhje me nenin 5 të ligjit “Për azilin në republikën e Kosovës ku thuhet se: “Republika e Kosovës mund t’ju japë mbrojtjen e përkohshme personave që duhen mbrojtur, për aq kohë sa ata i ekspozohen një rreziku të përgjithshëm të rëndë”.

Ligji për azilin në Kosovë parashikon që aplikantit për azil, t'i jepet një përgjigje gjashtë muaj që nga dita e paraqitjes së kërkesës. Paraditen e të Hënës Veliu sëbashku me të birin, u ndaluan gjatë një kontrolli normal në zonën e Shtimjes në afërsi të Prishtinës. Rezultoi se ata nuk e kishin kaluar kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës në mënyrë të rregullt.

Hetimet paraprake të policisë së Kosovës kanë zbuluar se Albert Veliu dhe i biri nuk figuronin të riregjistruar në sistemin e kufirit si në atë të Kosovës dhe TIMS në Shqipëri. Kaq ka mjaftuar për policinë e cila ka njoftuar menjëherë prokurorin e gatshëm në Prokurorinë e Prishtinës e cila ka urdhëruar arrestimin e tyre.

Ndaj tyre është ngritur akuza për kalim të jashtëligjshëm kufiri. Po ashtu prokurori i ngarkuar për këtë çështje e ka kërkuar arrestimin edhe për shkak të dyshimeve të tjera. Menjëherë pas arrestimit Veliu i ka deklaruar prokurorit të çështjes se kërkon azil politik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cufi: 30/05/2018 11:48

    Pavarsisht cfare eshte VELIJA per nje shtet kriminal e verteta e vret

    Përgjigju
  • xXx: 30/05/2018 05:23

    Nje gje eshte e sigurt,qe Vlora do te jete nje qytet me i mire pa kete parazit...

    Përgjigju
  • Vicidoli: 29/05/2018 18:23

    Ketij duhet ma ja ba nanen...kacurrel

    Përgjigju
  • demo: 29/05/2018 18:20

    Si ka mundesi qe keta lloj trafikantesh,hajdutesh,te gjithe luajne rolin e liderit politik,e sjellin verdalle shtetin dhe vendi eshtw ne dore te ketyre?Tani duhet te angazhohen forcat shumekombeshe te ruajne kete pleren.Cfare gatove do te hash o Babale!

    Përgjigju
  • Cubel Breca: 29/05/2018 18:04

    Ky lloj Monstere duhet siguruar mire se ka mjaft per te then e te diskretitohet njeher e mir i famshi shqup.Keta tradhetare te kombit shqiptar.keta agjentura qe per pushtet vrasin femijet e tyre.**MASKARAI JT**

    Përgjigju
  • Njeriu: 29/05/2018 17:31

    Me sa duket plani paska qene te shpiku dicka e me ndihmen e pd te ike e te siguroje letra ne ndonje shtet europian. Por nuk I eci. Mbeti ne kosove e shpejt do ta kthejne ne shqipri. Nqs dikush ka interes per ta eliminuar eshte vetem pd. Qe mos ta leje te flase e te nxjerri prapaskenat e pd. Plani mire per njerez budallenj sepse te besh kaos ne nje shtet qe pret antarsim ne be. Asnje shtet I be nuk do I jape azil. Europa I urren njerezit si ky

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë