TIRANË-Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka dëshmuar sot në prokurorinë e Krimeve të Rënda, lidhur me akuzat në drejtim të ministrit Fatmir Xhafaj për çështjen Babale. Salianji ka dëshmuar përreth 120 minuta, ku siç pohoi pasi doli nga ambientet e organit të akuzës, ka dorëzuar një material për personat që po hetohen në këtë çështje
Salianji tha se çështja po zvarritet dhe se ministri Xhafaj ka fshirë provat. Salianji ka mohuar faktin se ekspertiza që ka ardhur nga Britania e Madhe provon se materiali i publikuar nuk është autentik.
Deklarata e plotë e Ervin Salianjit
Pa diskutim që në kuptimin e provës që dorëzova me procesverbal për prokurorinë ka qenë një material për personat që kanë dijeni për rrethanat e çështjes dhe unë me këtë cilësi isha në prokurori qëndrova gjatë për të dhënë çdo përgjigje dhe për të thënë çdo gjë që di.
Fatmir Xhafaj nuk mund ta hetojë dot veten. Sot ai drejton hetimet për vëllain e vet të kapur në trafik. Bashkë me Ramën por punojnë për të varrosur çështjen. Për këtë arsyee nuk kam besim tek prokuroria. Ka dy muaj që zvarritet çështja për t’i lënë mundësi Xhafaj e Ramës për të fshirë provat. Prokuroria dhe qeveria lejuan që Agron Xhafaj të ikte për të mos u dënuar për veprën penale të re. Prokuroria nuk ka thërritur si persona që kanë dijeni për çështjen kryeministrin Edi Rama.
Prokuroria thotë që ekspertiza nga Britania e Madhe rrëzon versionin e PD. Janë broçkulla të cilat i broçkullit kryeministri dhe i pompojnë mediat. Nuk janë thërritur si persona që kanë dijeni për çështjen, Rama, Xhafaj e Balla. Kemi paraqitur provat konkrete. Kam çmontuar për dy orë provat e pavërteta. Kam prova për personat që kanë dijeni për këtë çështje për të treguar dy standarde që ka Ministria e Brendshme.
Thirrja në prokurori e deputetit demokrat vjen vetëm disa ditë pasi nga Anglia ka ardhur përgjigja e audio-përgjimit të pretenduar mes Albert Veliut njohur si Babalja dhe Agron Xhafajt vëllait të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj.
Nga të dhënat e para mësohet se ekspertët anglezë kanë mbërritur në përfundimin se përgjimi nuk është autentik. Prokuroria e Tiranës regjistroi procedimin penal pasi mori një kallëzim nga Agron Xhafaj, i cili u vetëdorëzua tek autoritetet italiane për të vuajtur dënimin. Mbetet për t’u parë nëse Salianji do të merret përsëri në pyetje apo do t'i komunikohet akuza.
Në datë 21 maj të këtij viti, tre zyrtarët e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, Gazmend Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj kanë dhënë dëshminë e tyre në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, lidhur me përgjimin e PD, ku pretendohet se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj është i përfshirë në trafikun e drogës.
Ik o Babooole.Kur ja hyp dhe ti Grites si me ja hyp lepri e ke ket merit .Babooole prit dhe pak duro se do te vij Grita me simite ne Rec.
PërgjigjuKy ngjante sikur kishte dalè nga VARRI sot kur e morën nè Intervistè , mbasi doli nga Prokuroria !!! Si duket ja kanè thènè Troç Prokurorèt qè tè bèhet gati pèr nè BURG , pèr Cèshtjen BABALE sepse ky ishte REGJIZORI Kryesor me PRODUKTOR LULIN dhe AKTOR atè Gazetarin TALEBAN dhe Babalen e Vlorès .
PërgjigjuKy eshte dashnori i Grida Gumes .Dhe keta do udheheqin vendin .te mjeret keta dhe mjere ne qe kemi keta.
Përgjigju