'Babë, ata kanë frikë se lajmëron policinë'/ Misteri i zhdukjes së 18-vjeçares! Babai: I fejuari nga Dubai donte ta vishte me ferexhe

TIRANE- Mbrëmjen e sotme në emisionin ’’Pa gjurmë’’ u denoncua humbja e një 18-vjeçareje dy javë më parë. Prej 21 tetorit të këtij viti, Rozaldina Nasufi, një 18-vjeçare nga Shkodra, pjesë e komunitetit rom, rezulton e humbur. Rozaldina vajza e vogël e familjes Nasufi me 8 anëtarë doli rreth orës 13:30, pasi i kërkoi para babait doli për të shkuar tek marketi i lagjes. Që nga ai moment ajo nuk u kthye më në banesë. Familjarët dyshojnë se vajza e tyre mund të jetë rrëmbyer për arsye trafikimi.

Ata nisën kërkimet por nuk mundën të denonconin në polici pasi, nga një mesazh dërguar në facebook dy ditë pasi u zhduk 18-vjeçarja i shkruante ''Babë, ata kanë frikë se mos lajmëro policinë''. Familjarët thonë se 18-vjeçarja nuk dilte shpesh nga shtëpia, dhe në ato pak herë që lëvizte ishte gjithnjë e shoqëruar prej tyre.

"Para tre netëve më ka dërguar një mesazh me shkrim. Në orën 1 e 30 të drekës më kërkoi lekë për të blerë një pijë, iku dhe nuk u kthye më. Unë isha pa qejf dhe më kishin ardhur dy vajzat e tjera për vizitë.  Kur doli Rozaldina kishte veshur një palë pantallona xhinc të zeza, atlete të bardha me ngjyrë ari, bluzë kafe me kuadrate.

E kam pas vajzë shtëpie. Ajo ka vetëm tre klasë shkollë. Dilte gjithnjë me nënën. S'kemi pasur asnjë problem me të. Me të gjithë kam kontaktuar. Më kanë sjellë mesazh me adresën e facebookut të saj. Më kanë shkruar: Më lini pak kohë se vajza është mirë dhe ne do të komunikojmë, ju lutem mos i bërtisni. E kam pasur gocën të fejuar në Dubai, me një shtetas të huaj. Ai e ka hapur këtë adresë. Dhe adresa ku më shkruhej dilte në Dubai. Me emrin e tij e përdorte vajza. Mesazhet i pashë në adresën e vajzës. Ajo më kishte dërguar dhe një mesazh zanor- ''Bab, ata kanë frikë se mos lajmëro policinë''. I thashë - ''Nuk të pres në besë. Më thuaj vetëm ku je, nuk të trazoj. Ti shih jetën tënde, e ke zgjidhur vetë''.

Ndërsa ata më kthyen sërish: ''Më lini kohë dhe pak. Jemi familje e madhe. Ajo është e trazuar''. Nuk sqarojnë se ku ndodhen. Më kanë dhënë një adresë tek stacioni i trenit në Shkodër. Kam kontrolluar dhe nuk shihet gjëkundi. Ajo nuk ndodhet atje në atë adresë", tregon babai.

Rozaldina kishte qenë e fejuar pak kohë më parë për afro 3 muaj me një shtetas nga Dubai, fejesë e cila nuk funksionoi edhe pse Rozaldina udhëtoi dy herë në Dubai. Ata u ndanë dhe familja u detyrua të ndërpriste këtë fejesë, pasi familja e të fejuarit i kërkoi të vishej me ferexhe.

Babai i saj tregon se ditën kur Rozaldina u largua kishte veshur një palë atlete ngjyrë ari, një palë xhince të zeza, një bluzë të bardhë dhe një xhaketë ngjyrë kafe.

"Ka qenë e fejuar më parë vajza. Për këtë fejesë hyri mbesa ime. Dy muaj e gjysëm zgjati kjo fejesë, ka shkuar dy herë në Dubai. Udhëtoi vetëm. Ata donin që ajo të mbulohej. E shkëputa këtë fejesë. Vajzën e kam mbajtur në shtëpi 4 të muaj. I kam plotësuar çfarë ka patur nevojë. Nuk kam bërë denoncim në polici se më tha vajza. Nuk e kam prerë në besë. I thashë - ''Je e falur për çdo gjë''.

''Mirëmbrëma unë jam Endri. Burri i Rozës. Mos u bëni merak për Rozën se është shumë mirë. Na lini pak kohë që Roza të përmirësohet nga gjëndja, nga fjalët që ke thënë ti ajo vetëm qan.Ka shumë frikë'' thuhet në mesazhin e ardhur në celularin e babait. Më shkruajtën- ''Po mirë zotëri, vetëm mos e bëj publike. Këtu në lagje më njohin të gjithë''. Më pas vajza i ka dëguar babait edhe një mesazh zanor: "Ndodhem në Shkodër. Nuk jam në Tiranë. Nuk kam lidhje me Tiranën. Unë sot edhe sot kam dalë. Unë jam në familje të mirë Unë me të vërtetë të kam thënë që do të marr, por janë nëpër punëra vijnë vonë e... Unë vetëm jam tani në shtëpi", deklaroi babai i Rozaldina.

Për gjetjen e kësaj 18-vjecare, ju mund të na kontaktoni në të gjitha format tona të kontaktit:

2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber

Në tel: 0444 17 778

Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gkk: 04/11/2019 22:55

    Fejuar ne dubai ke bregu lumit, lumi qe te marrte ty edhe mend e tua

    Përgjigju
    • A.n.: 04/11/2019 23:46

      Erdhi dimri tani normal qe duhej veshur pak

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin