Babë e bir godasin më thikë të riun në Tiranë, 32 vjeçari përfundon në spital

Babë e bir godasin më thikë të riun në Tiranë, 32 vjeçari përfundon në spital

Foto ilustruese

Babë e bir janë shpallur në kërkim, pasi kanë goditur më thikë një 32-vjeçar në Tiranë. Policia njofton se po punohet për kapjen e shtetasve (atë e bir), G. B., 49 vjeç dhe S. B., 22 vjeç.

Këta dy shtetas në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, për motive të dobëta në bashkëpunim me njeri - tjetrin, kanë goditur me mjet prerës  shtetasin E. K., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

‘Më datë 04.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve (atë e bir), G. B., 49 vjeç dhe S. B., 22 vjeç, sepse  në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, për motive të dobëta në bashkëpunim me njeri - tjetrin, kanë goditur me mjet prerës  shtetasin E. K., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.’’-njofton policia.

Po ashtu policia ka arrestuar në flagrancë E. M., 19 vjeç dhe J. Gj., 19 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin M. A., 19 vjeç dhe punohet për kapjen e shtetasit K. Sh., 24 vjeç, pasi  në bulevardin "Migjeni" në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin B. K.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Itali, arrestohen 1 pakistanez dhe 1 afgan për rrëmbim dhe dhunë seksuale, shpallet në kërkim shqiptarja

Itali, arrestohen 1 pakistanez dhe 1 afgan për rrëmbim dhe dhunë seksuale, shpallet në kërkim shqiptarja