Babë e bir në Divjakë prodhojnë tapete bari, eksperienca e Ervis Allkanjarit: Është një biznes i rrallë, mjafton të kesh pasion dhe dëshirë

Në fshatin Këmishtaj të Divjakës prodhohen tapete natyralë bari. Një biznes i veçantë ky që në vendin tonë që ka rezultuar i sukseseshëm. 

Investimi mbi qilimët e blertë, është historia e babë e bir nga Divjaka, të cilët prodhojnë tapete bari. Ishte pikërisht Gjysh Marku, i cili vendosi që së bashku me djalin e tij, Ervisin të investojë në Divjakë qilimin e blertë.

Ervis Allkanjari prej vitesh ka hapur nje biznes familjar per prodhimin e tapetit natyral te barit. Eshte nder te paktet në shqiperi qe ofron tapet bari natyral.

“Është një binznes i rrallë, i vështirë duket nga pamja e jashtme por mjafton pasioni dhe dëshira dhe nuk është e vështirë”, tha ai.

Me teknologjinë e fundit të sjellë në Shqipëri Ervisit i janë dashur vite të tëra që të ketë suksesin e vrullshëm.

“Këtu në Shqipëri nuk ishte futur akoma, bëheshin kopështet lulishtet mbilleshin direkt me farë ishte gjë e rrallë. Ai e pa andej dhe e hodhi si ide këtu. Si fillim ishte e vështirë mjetet eksperienca nuk ishte ajo  e duhura. Me kalimin e kohës derisa dhe ne ia morëm dorën shtuam mjetet, morëm teknologjinë nga jashtë. Jemi mirë deri më sot”

Ecuria e mirë e punëska bërë që kërkesat në treg për barin natyral të jenë të pa numërta, ndër to edhe Aeroporti i Kukësit.

“Proceset e punës fillon duke punuar tokën nivelimi freza duhet një nivelim perfekt, ka shumë punë për të arritur këtë rezultat”, shtoi ai.

Ndërsa ambicia e Ervis Allkanjari duket se nuk do të mbarojë duke kërkuar të zgjerojë biznesin e tij cdo ditë e më shumë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kastriot: 17/10/2021 11:21

    Bravo ju lumt Pun e paqme Së shpejti vij te mar edhe un një sasi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë/ Vokshi-mazhorancës: Keni sjellë planin e hetimit të Ilir Beqajt dhe kërkoni ta miratojmë me forcën e kartonit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë/ Vokshi-mazhorancës: Keni sjellë planin e hetimit të Ilir Beqajt dhe kërkoni ta miratojmë me forcën e kartonit