Babi im s'proteston

Babi im s'proteston

Foto nga protesta sot përpara Parlamentit

Si human, mua më vjen keq për çdokënd që zbojnë nga shtëpia e tij. Ndjej keqardhje për ata që do humbin shtëpitë tek Unaza e Re. Njëlloj si me dhembi në shpirt për punonjësit e policisë të lënduar sot. Nga ana tjetër kam disa dite që bluaj në mendje dhe ndaj me miqtë historinë e tim eti.

Ndërtoi një shtëpi në vitet 1994-1995. Pagoi pronarin e tokës. Mori leje ndërtimi, kur kjo fjalë tingëllonte kinezçe në veshët shqiptare dhe pastaj ndërtoi. Në vitin 2000 e hipotekoi. Për të marrë çertifikatën e pronësisë pagoi shtetin për truallin, pasi toka figuronte tokë shtet. Pagoi edhe qiranë e 5 viteve të shtëpisë mbi një truall shtetëror.

Në vitin 2018 i rikonstruktoi çatinë. Nuk lëvizi një tjegull para se t'i drejtohej më parë për leje Bashkisë së Librazhdit. Mbase mund te kishte bërë gjithçka ilegale dhe ta bënte shtëpinë 3 katëshe. Zgjodhi rrugën me shtëpi 1 kat.

Nuk ka qene dhe nuk eshte biznesmen. Doli ne pension si arsimtar. Shkolloi tre femije, por nuk ka lënë dhe nuk lë asnjë faturë detyrimi shtetëror pa shlyer.

Ndaj të thuash "shkela ligjin se me lejoi shteti" bën shtetin bashkëfajtor, por nuk të bën ty pa faj. E nëse nuk je engjëll, shfryje inatin atje ku duhet, jo aty ku mundesh...

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Oku: 25/11/2018 08:05

    Nje popull qe nuk proteston eshte i vdekur por ne rastin tone si me protest si pa proteste jemi te vdekur :)

    Përgjigju
  • lolita e vertete: 23/11/2018 10:30

    Fiks keshtu. Lindur e rritur ne Tirane dhe nje apartament kam ne pronesi te cilin e bleva me kredi qe akoma paguaj.

    Përgjigju
  • Dielli: 23/11/2018 09:59

    Shume e sakte kjo qe thoni. Pse nuk ndertuan shtepi pa leje prinderit e mi?!

    Përgjigju
  • Ana: 23/11/2018 07:20

    Tamam e ke then ziti gazetar un rri ne greqi dhe ketu zbehet fjal per ndertim pa leje se pastaj ste del jeta me pagu vec taksat qe jan mbi 200 per qind.Aty ku skalon as rrug as prish ndonje projekt shteteror.se po pengoi dte pyesin fare dhe ta kesh dhd me leje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë