"Babi të lutem mos vdis", bërtet me dënes një zë...është një djalë që humbi të atin në mes të rrugës nga dora e ushtarëve rusë, atyre që nuk "sulmojnë popullsinë civile".

Një video tronditëse ku vritet një burrë ukrainas po shokon rrjetin orët e fundit.

Djali që regjistroi pamjet rrëqethëse emri i të cilit nuk është bërë i ditur nga mediat lokale  ishte duke filmuar nga sedilja e pasagjerit, kur makina, shofer i së cilës ishte i ati, ndaloi anës rrugës pasi u ndesh me një autokolon ruse.

"Dil dhe shtrihu", ulëriti një zë! "Dëgjon? Dil direkt jashtë!"

Si mund të mos i bindej burri? Iu bind! Me shpresën se mund të shpëtonte jetën e tij dhe të djalit, që e priste në sediljen e pasagjerit.

Por ajo çka gjeti ishte vdekja! Pas të shtënave u dëgjua vetëm dhimbje...dhimbja pa masë, ta qara me dënes dhe gjak i pafajshëm ukrainas...

'Babi! Babi! Të lutem mos vdis, qëndro me mua", bërtet djali, teksa me kamerë në dorë shkon me vrap pranë të atit.

Kështu humbi jetën një tjetër ukrainas!