Babrru, banorët tek “Kodra e Kuqe” ankohen për shtyllat elektrike: Po na rrezikohet jeta e fëmijëve

Banorët e zonës Kodra e Kuqe në Babrru çdo ditë përballen me rrezikun e rënies së shtyllave elektrike, në një kohë që rruga është pa asfaltuar dhe gropa-gropa të mbushura me ujë. Siç shikohet në pamje, shtyllat elektrike janë shumë të shpeshta dhe të gjitha janë gati në rënie. Banorët tregojnë në Report TV se, në këtë rrugë kalojnë shumë fëmijë dhe frika prej rënies së shtyllave të tensionit të lartë është shumë e madhe.

Më mirë të themi se banojmë në Kodrën e Zezë. Siç e shihni vetë, ja ku janë gropat e ujit, ja rrugët, ja telat që kanë rënë përtokë e na rrezikojnë jetën. Fëmijët janë këtu e telat përtokë. Kur më ikën fëmija, çe dua jetën? Që kur jemi këtu mund të shkrijmë prej korrentit. Fëmija  mund t’i kapë telat me dorë. Mora në telefon elektriken, sollën dy elektriçistë, erdhën, vunë një metër tel, një copë dru, si bisht fshese. Larg qoftë se fëmijët i madh e i madh  janë të rrezikuar përditë nga korrenti.

Rustem Haxhiu, Anti Leti e Murat Selami, banorë të zonës

Veç shtyllave elektrike banorët e Kodrës së Kuqe përballen çdo ditë edhe me mungesën e infrastrukturës rrugore. Ata çdo ditë përshkojnë një rrugë gropa-gropa të mbushura me ujë, ndërsa plehrat janë të kudondodhura. Siç treguan banorët, ata i janë drejtuar autoriteteve, por situata vazhdon po njësoj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK