BAGDAD - Tre civilë mbetën të vdekur në një furgon në veri-lindje të Bagdadit ndërsa një bombë e montuar në pjesën e poshtme të automjetit shpërtheu. Burimet nga policia dhe spitali deklaruan të dielën se furgoni ishte i mbushur me gra e fëmijë ndërsa kalonte nëpër qytetin Sadr, një bazë e militantëve shiitë.

Gjatë këtij sulmi sipas policisë mbetën të plagosur edhe tetë persona. Që prej vitit 2003 kur u rrëzua nga regjimi Sadam Husein situata në Irak është përmirësuar por gjithësesi sulmet e herë pas hershme lënë dhjetra të vdekur.

Muajt e fundit është shtuar frika se qarqe të caktuara të lidhura me organizatën al-Qaeda dhe konfliktet brenda qeverisë mund të provojnë përshkallëzim dhune në një kohë kur konflikti në Siri po intenfisikohet.

(dm/er.ci/Shqiptarja.com)