Ushtria irakiane filloi kundërofensivën ndaj ISIS-it në Ramadi, qytet që gjendet 100 kilometra në perëndim të Bagdadit dhe që gjendet nën kontrollin e xhihadistëve që prej 10 ditësh.
Megjithatë, pavarësisht mbështetjes së milicisë shiite, operacioni për marrjen nga ana e qeverisë të të gjithë provincës së Al Anbar, që kufizohet me Sirinë, do të jetë i gjatë dhe kompleks.
Në ndërkohë, Damasku reagon ndaj humbjes së javës së kaluar të Palmirës duke akuzuar se përgjegjës për këtë ngjarje janë vendet që mbështesin organizatat terroriste si Arabia Saudite, Turqia, Katari, Izraeli dhe disa vende perëndimore.
Kjo i është bërë e ditur edhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe sekretarit të përgjithshëm të saj, Ban Ki-moon nga Ministria e Jashtme siriane./ atsh/
/Shqiptarja.com