1763374190_bajrambegaj.jpg

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me lajmin që Bahamas është shteti më i ri që ka njohur pavarësinë e Kosovës.

 Në një postim në “X”, Begaj shkruan se ky vendim është një kontribut domethënës për paqen e stabilitetin në rajon.

 “Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Bahamas për njohjen e Kosovës, një kontribut domethënës për paqen, stabilitetin dhe forcimin e rendit ndërkombëtar në rajonin tonë” shkruan kreu i shtetit.


Lajmi kryesor:

Bahamasi njeh zyrtarisht Kosovën, Vjosa Osmani ndan lajmin: Vendim historik! Vendosëm marrëdhënie diplomatike