Java futbollistike evropiane ka nisur me rezultate befasuese. Në kampionatin anglez, Arsenali ka marrë një humbje surprizë përballë ekipit të Stok Sitit në transfertë duke i lejuar Çelsit që të ngjitet në vendin e parë me 63 pikë pas 28 javësh.
Arsenali i drejtuar nga Venger tentoi gjatë 90’ me të gjitha mënyrat për të gjetur golin, por në fund jo vetëm që nuk arriti të finalizonte, por u ndëshkua me një penallti duke lënë pikë të rëndësishme na garën për titullin kampion. Nga humbja ka përfituar Çelsi që ka shënuar tre gola me Shurrle për tre pikë me Fulham. Nga humbja e Arsenalit ka përfituar edhe Liverpul që është ngjitur rrufeshëm në vendin e dytë me 59 pikë pas fitores me Southampton 0-3.
Në kampionatin gjerman, Bajerni ka pasur radhën për të turpëruar Shalken pas Realit në mesjavë. Të besuarit e Guardiolës kanë shënuar 5 gola në portën e Shalkes, kundrejt njërit të tyre. Për ekipin e Bajernit shënuan Alaba, Mazukiç dhe Roben tre gola, duke u shpallur edhe futbollisti më i mirë i ndeshjes dhe javës në Bundesligë. Borusia Dortmund ngjitet në vendin e dytë pas fitores 3 - 0 me Nurnberg, duke përfituar nga humbja e Leverkusen me Mainz 05 me rezultatin 0-1.
Por distanca e Dortmundit me Bajernin është plot 20 pikë. Në Francë duket se PSG po shkon i qetë drejt një tjetër titulli kampion, pasi Monako humbi 2-0 me Saint Etienne. Ndërsa ndeshja mes Romës dhe Interit nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola, duke i dhënë mundësinë Juventusit që nëse do të fitojë me Milanin të shkëputet akoma më shumë nga vendi i dytë.
Dylber Balla/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com