Bajerni i Myhniut është gjunjëzuar në Bjellorusi përballë vendasve të Bate Borisov duke humbur me rezultatin 3-1. Të zotët e shtëpisë kanë zhvilluar një ndeshje të madhe duke suprizuar nën kampionët e Europës, të cilët kurrë sesi nuk e kishin menduar një rezultat të tillë.

Ndeshja ka nisur mjaft e mirë për Baten që kalon në epërsi shumë shpejt, në minutën e 23' është Pavlov ai që ka kaluar në avantazh vendasit duke mposhtur portierin gjerman. Bajerni tenton të reagojë në fushë, por futbollistët e ekipit të Bates rreshtohen mjaft mirë në mbrojtje duke krijuar një mur të pakalueshëm. Rezultati mbetet i pandryshuar deri në minutën e 78' të pjesës së dytë, atëherë kur Rodionov dyfishon rezultatin duke shuar shpresat e miqëve për një pikë.

Teksa të dy ekipet po i drejtoheshin fundit të ndeshjes, në minutën e fundit të kohës së rregullt, Riberi shënon golin e nderit për Bajernin, pasi barazimi ishte shumë larg, pasi Bresian vulos fitoren e Bates me golin e tretë. Me këtë fitore Bate udhëheq grupin me 6 pikë e ndjekur nga Valencia me 3 pikë, Bajneri me tre pikë dhe Lila 0 pikë. Në ndeshjet e tjera Juventusi ka barazuar me Shaktar Donesk, ndërsa Barcelona, Celsi, Manchester United dhe Valencia kanë fituar.


Grupi E
FC Nordsjaelland 0 - 4 Chelsea
Juventus 1 - 1 Shakhtar Donetsk

Grupi F
BATE Borisov 3 - 1 Bayern Munich
Valencia 2 - 0 Lille

Grupi G
Spartak Moscow 2 - 3 Celtic
Benfica 0 - 2 Barcelona

Grupi H
CFR Cluj 1 - 2 Manchester U.
Galatasaray 0 - 2 Braga


(d.b/shqiptarja.com)