Bajo ekspozon krijimtarinë 
e 4 viteve të fundit në FAB 

Bajo ekspozon krijimtarinë <br />e 4 viteve të fundit në FAB 
TIRANE- Në galerinë FAB është hapur ekspozita personale e Arben Bajos, që titullohet thjesht “Skulpturë”. Artisti prezanton në këtë ekspozitë krijimtarinë e tij të katër viteve të fundit. Bajo ofron versionin e tij të figurës femërore në skulpturat e tij, jo vetëm kur ka si objekt trupin e gruas, por edhe kur vepra ravijëzon një dukuri të caktuar, si natyrat e qeta.

Një vend të veçantë zënë kuajt, të cilët janë të heshtur dhe me poza sensuale. Kuajt janë kafshë që Bajo i ka risjellë në disa versione, si një simbolikë e lirisë apo pasionit njerëzor për të përshkruar të pafundmen.

Nudot zakonisht kanë një hiperbolizim erotik, por nuk mungojnë pamjet e femrave elegante, disa të portretizuara me flokët e kapur bisht, apo të tjëra krejt nudo. Ato krijojnë një komunikim të ngrohtë me shikuesin e veprave në këtë ekspozitë. Interesante janë dhe skulpturat me portrete njerëzish. Gjenden në këtë ekspozitë edhe skulptura të tjera interesante, ku spikasin portrete njerëzish, histori të ngrira në detaje të një realiteti socialo-politik.

Arben Bajo ka ndërthurur në veprat e tij gjuhën e artit me gjuhën e jetës. Bajo sjell vepra origjnale, ku ndihen mesazhe humaniste. Artisti ka mundur të përshkruaj psikikën e secilës prej figurave njerëzore. Bajo pas një përvoje të gjatë si artist në vendin fqinj, Greqi, është rikthyer për të vazhduar krijimtarinë e tij në Tiranë. Ai është autor i disa ekspozitave dhe tashmë vlerësohet nga kritikët si një një ndër artistët më interesantë në gjininë e skulpturës.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf