Bajram Begaj propozimi i PS-së për president, reagon opozita: Kandidat i përcaktuar nga mafia e pronave shtetërore! PD me '2 mendje', Alibeaj: Nuk marrim pjesë! Berisha: Do të votojmë kundër

Bajram Begaj propozimi i PS-së për president, reagon opozita: Kandidat i përcaktuar nga mafia e pronave shtetërore! PD me '2 mendje', Alibeaj: Nuk marrim pjesë! Berisha: Do të votojmë kundër

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj

Bajram Begaj u propozua nga Partia Socialiste për postin e Kreut të Shtetit mbasditën e sotme, ndërkohë ka ardhur reagimi nga grupi i PD i cili e cilëson kandidatin e socialistëve, si zgjedhje që vjen nga mafia shtetërore. Duket se këto akuza janë vazhdim i akuzave të bëra edhe më parë nga PD në lidhje me abuzimin me pronat e ushtrisë duke i dhënë në favor të oligarkëve. Vetëm një javë më parë Partia Demokratike zhvilloi edhe një interpelancë me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi në Kuvend. Interpelanca kishte të bënte me dhënien me qira dhe koncesion të pronave të bazave të ushtrisë. Sipas deputetit të Partisë Demokratike, Ferdindand Xhaferrajt qeveria shqiptare po jep bazat ushtarake detare dhe ajrore për projekte turistike, akuza këto që u rrëzuan nga ana e ministrit.

Në një reagim në rrjetet sociale, kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj konfirmon edhe se PD nuk do të marrë pjesë në votimin që do të zhvillohet nesër në Kuvend. 

“Asnjë surprizë nga procesi personal i Edi Ramë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Ai nxorri sot nga xhepi zarfin me emrin e kandidatit të paracaktuar nga mafia e pronave shtetërore. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kishte paralajmëruar se Edi Rama i ka farsë përbetimet për President konsensual dhe gjithëpërfshirës. Moslegjitimi i kësaj farse të paralajmëruar nga ana jonë, qoftë edhe me votë kundër, është detyrë e çdo deputeti të Opozitës.

Pjesemarrja në votim nënkupton që ti japësh fytyrën e normalitetit demokratik regjimit të Edi Ramës, ndërkohë që ai po ndërmerr një akt tjetër personal për të asgjesuar një tjetër institucion kushtetues të pavarur. PD nuk mund të jetë në seancë si fasadë për të legjitimuar kapjen e institucionit të Presidentit, as dëshmitare e atij procesi, sa kohë rezultati i votimit dihet. PD nuk mund të votojë një President që del nga xhepi i Edi Ramës, jashtë një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent”, shkruan Alibeaj.

Të pranishëm në fakt do të jenë deputetët e 'Rithemelimit'. Ish-kryeministri Sali Berisha do të marrë pjesë në seancën e ditës së nesërme në Kuvend. Berisha tha sot gjatë konferencës për shtyp se vota e tij do të jetë kundër çdo kandidature të socialistëve. 

Kryesia e Partisë Socialiste u mblodh sot në orën 17:00 për të diskutuar për emrat e kandidatëve për president që PS i kishte bërë më parë me anë të një procedure ku çdo deputet mund të propozonte 3 kandidatë. Pas diskutimeve në mbledhjen e Kryesisë duket që emri i Gjeneralmajor Bajram Begaj ka qenë emri që ka marrë konsensusin e gjithë anëtarëve

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:05
PS propozoi Bajram Begajn për president, vjen reagimi i parë nga opozita: Ka përgjegjësi për zhvatjen e bazave detare të Forcave të Armatosura

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Genc Pollo ka reaguar menjëherë pasi kryemnistri Edi Rama bëri me dije se do të propozojnë Bajram Begajn si presidentin e ri të vendit.

"B. Begaj ka direkt përgjegjësi morale, civile si dhe penale për zhvatjen e bazave detare të Forcave të Armatosura! Ai nuk mund të jetë President i Republikës!!! As Kryekomandant i Forcave të Armatosura!!!", shkroi Pollo.

Reagimi i Genc Pollos në Facebook
Ora 14:31
Nesër seanca për votimin e Presidentit, LSI njëjtë si Berisha: Do marrim pjesë, por votojmë kundër kandidatit të Ramës

Lëvizja Socialiste për Integrim ka konfirmuar pjesëmarrjen në seancën e posaçme që do të mbahet për votimin e presidentit të ri. LSI do të mbajë të njëjtin qëndrim si Sali Berisha. Nënkryetari i partisë, Petrit Vasili tha se do të marrin pjesë, por do të votojnë kundër çdo kandidati të propozuar nga Partia Socialiste.

“Deputetët e LSI do të marrin pjesë nesër në seancë dhe do të votojnë kundër, gjymtyrës, dorës që Edi Rama do të çojë në Kuvendin e Shqipërisë nëpërmjet së cilës mendon dhe ka iluzionin se mund të shesë kufijtë e republikës së Shqipërisë. Ky pazarxhi kufijsh, që i ka filluar pazaret me kufijtë e Kosovës, do t’i vazhdojë me kufijtë e Shqipërisë e së bashku me ‘Ballkanin e Hapur’ të tij është demonstruar si një kryeministër, anti shqiptar, anti patriot dhe nesër do që të shënojë një hap të ri në anti shqiptarizmin mafioz të tij. Ndaj qëndrimi do të jetë i pa kompromis, refuzues, kundërshtues si qëndrim legjitim dhe që është qëndrim që shpreh atë që populli shqiptar kërkon”, tha Petrit Vasili në një deklaratë për mediat.

Ora 13:13
Zgjedhja e Presidentit, Alibeaj: PD nuk do të marrë pjesë në votim nesër, s’ka asnjë sens

 

Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në senacën parlamentare ku do të votohet Presidenti i ri i vendit. Lajmin e ka dhënë pak minuta më parë, Enkelejd Alibeaj. Ai tha se “Ky është një proces që vetëm nga ne nuk u bojkotua”.

“Qëndrimi ynë tashmë është i kuptueshëm për këdo. Që në fillim ne jemi futur në këtë proces për ato që ishin detyrime kushtetuese, morale e politike. Ne pa asnjë lloj kompleksi dhe pa u fshehur u futëm në këtë proces. Morëm pjesë dhe përcaktuam rregullat se si procesi duhet të bashkërendohej dhe i përbashkët. Me gjithë tërheqjen dhe mospërmbushjen e detyrës nga ana e Partisë Socialiste. U provua që Rama nuk kishte asnjë lloj synimi që t’i jepte shqiptarëve atë President që thotë Kushtetuta. Presidenti duhet të ishte i të gjitha palëve, dhe këtij procesi në i bëmë të gjitha shërbimet”, tha ai.

 

Ora 12:37
Zgjedhja e presidentit të ri, Berisha: Do votojmë kundër çdo kandidature, Rama do që të marrë 100% të pushtetit njësoj si Lukashenko

 

Ish-Kryeministri Sali Berisha pritet që të marrë pjesë në seancën e ditës së nesërme në Kuvend.

Berisha gjatë konferencës për shtyp deklaroi se vota e tij do të jetë kundër çdo kandidature.

"Ne nuk i njohim të drejtë legjitimi Ramës duke marrë parasysh batërdinë  e madhe në zgjedhjet, bashkë me pratonazhistët. Ne besojmë se do të ishte e drejtë një president i zgjedhur nga  opozita. Rama do që të marrë marr 100 % të pushteti ti njësoj si Aleksandër Lukashenko. Marrja e Presidencës do t'i japin një pushtet. Ne do të jemi aty dhe do të votojmë kundër", tha Berisha 

E.K/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xxx: 04/06/2022 11:47

    Si ta votoni si mos ta votoni zgjedhja eshte bere e duhur.

    Përgjigju
  • Besnik: 04/06/2022 09:39

    Perdersa jeni kunder shefit te shtabit te pergjthshem, ju nuk doni as ushtrine Shqipetare, as Shqiperine as Shqipetaret i keni dhene provat me kohe kush jeni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Thirrjet për dorëheqjen e Manastirliut, Rama: Dua të përdorin tragjedinë për përfitime, ka mbështetjen time

Thirrjet për dorëheqjen e Manastirliut, Rama: Dua të përdorin tragjedinë për përfitime, ka mbështetjen time