Bajram Curr/ Turisti rrëzohet në mal, niset me helikopter drejt Tiranës

Bajram Curr/ Turisti rrëzohet në mal, niset me helikopter drejt Tiranës

BAJRAM CURR- Një turist kinezo-amerikan ka rënë në një shpat mali gjatë udhëtimit nga Thethi për në Valbonë, duke marrë plagë në trup, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. 

Mësohet se i plagosur ka mbetur, Mang Do i cili është dërguar fillimisht në spitalin e Bajram Currit dhe më pas është drejt spitalit të Traumës në kryeqytet me helikopter. Vendi ku eshte aksidentuar turisti quhet "Çeta e Arushës" dhe turisti ka qenë duke udhëtuar vetëm.

Burime për Report Tv bëjnë me dije  39-vjeçari nga Brooklin i SHBA-së ka dëmtuar njërën nga rruazat e shtyllës kurrizore dhe ka thyer një gisht këmbe, por nuk ka asnjë dëmtim serioz dhe është në gjendje të lëvizë.

Ai ka qenë duke ecur në këmbë përmes një shtegu malor dhe është gjetur nga një bari i zonës,  i cili ka lajmëruar spitalin e Bajram Currit.  Ekipi ka shkuar në vendngjarje duke udhëtuar në këmbë, pasi autombulanca nuk ka mundur të hyjë, për shkak të terrenit të vështirë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI